Sot në orën 21:00 - Spanja, makthi i Belgjikës! ‘La Roja’ kërkon gjysmëfinalen në supersfidën e Botërorit

Spanja dhe Belgjika do të përballen në një nga ndeshjet më tërheqëse të çerekfinaleve të Botërorit 2026 Sot në orën 21:00), në një duel ku vihet përballë futbolli i kontrolluar i “La Roja”-s me forcën fizike dhe efikasitetin e belgëve.
Statistikat premtojnë një sfidë spektakolare, ndërsa historia e përballjeve favorizon spanjollët.
Belgjika vjen në këtë fazë pas dy fitoreve bindëse në eliminatore, duke shënuar shtatë gola në sukseset ndaj Senegalit dhe SHBA-së.
Sulmi ka funksionuar në mënyrë perfekte, me belgët që kanë realizuar në çdo ndeshje të turneut dhe mbështeten te kundërsulmet e shpejta, loja ajrore dhe fuqia fizike.
Megjithatë, mbrojtja mbetet pika më e dobët e tyre. Belgët kanë pësuar gol në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe shpesh lënë hapësira kur përballen me skuadra që ushtrojnë presion të lartë.
Në krahun tjetër, Spanja ka treguar stabilitet të admirueshëm. Pas fitoreve ndaj Austrisë dhe Portugalisë pa pësuar gol, iberikët vazhdojnë të dominojnë me posedimin e topit dhe qarkullimin e shpejtë të lojës, duke mbetur një nga skuadrat më të organizuara të turneut.
Edhe pse ndonjëherë hasin vështirësi për të thyer mbrojtjet e ngjeshura, “La Roja” konsiderohet favorite falë ekuilibrit mes repartit defensiv dhe atij ofensiv.
Historia është gjithashtu në anën e spanjollëve, të cilët kanë dominuar përballjet zyrtare ndaj Belgjikës në shekullin e 21-të. Gjithsesi, duke parë formën e të dyja skuadrave, një moment individual mund të jetë ai që do të vendosë ekipin gjysmëfinalist.
Lexo edhe
SPORT
Deschamps, i entuziazmuar: "Mbappé kishte një dhimbje të lehtë në kyçin e këmbës"...

Eriksen nuk dorëzohet: Danezi nis rehabilitimin për rikthimin në futboll

Lamine Yamal paralajmëron Belgjikën: Po vjen momenti im. Kritikat? I pranoj, por heshtni të gjithë nëse…

Kupa e Botës/ Franca është e treta që arrin për herë të tretë radhazi në gjysmëfinale

Portieri i Marokut bëhet legjendë, i bashkohet atyre që kanë pritur më shumë penallti në Botëror





