Spalletti i dërgon mesazh të qartë Zhegrovës: Talenti dhe goli nuk mjaftojnë

Edon Zhegrova ka marrë vlerësime nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, pas paraqitjes së tij të fundit, në të cilën edhe shënoi gol. Megjithatë, tekniku italian theksoi se sulmuesi kosovar duhet ta vërë talentin e tij individual në funksion të skuadrës.
Në konferencën për media, Spalletti vlerësoi paraqitjen e Zhegrovës, duke theksuar se ai shfaqi cilësitë që e karakterizojnë, veçanërisht në momentet kur kishte topin në kontroll, ndonëse nuk munguan edhe disa humbje të topit.
“Zhegrova luajti mirë. Humbi disa topa, por tregoi cilësitë e tij me topin në këmbë. Tani mbetet që këto cilësi të futen brenda asaj ‘kutie’ që i lejon skuadrës të funksionojë si një ekip i vërtetë”, deklaroi Spalletti.
Trajneri italian u ndal edhe te mënyra se si duhet të vlerësohet performanca e një futbollisti, duke theksuar se statistikat individuale nuk janë gjithmonë treguesi më i mirë i kontributit në fushë.
“Goli të jep kënaqësi, por mbi të gjitha ka rëndësi paraqitja. Nuk mjafton një asist apo një gol nëse nuk e ndihmon skuadrën gjatë 90 minutave të tjera. Një gol shënohet për një minutë, ndërsa ndeshja zgjat 96. Ajo që ka vërtet rëndësi është qëndrimi dhe kontributi gjatë gjithë ndeshjes”, shtoi ai.
Me këto komente, Spalletti la të kuptohet se pret më shumë nga reprezentuesi i Kosovës, duke kërkuar që aftësitë e tij teknike të kombinohen me disiplinën taktike dhe angazhimin kolektiv. Sipas trajnerit bardhezi, vetëm në këtë mënyrë Zhegrova mund ta shfrytëzojë plotësisht potencialin e tij dhe të shndërrohet në një element kyç të skuadrës.
Lexo edhe
SPORT
Beckham drejt një rekordi të ri financiar

Vendimi i Mourinhos shkakton krizë te Real Madridi – ylli i skuadrës kërkon largimin

Talenti i São Paulos përballet me akuza pas aksidentit që i mori jetën 84-vjeçarit

Luis Figo "godet" ashpër Gianni Infantinon: Duhet të largohet nga drejtimi i FIFA-s

Zhegrova i jep fitoren Juventusit ndaj Chelseat, shkëlqen me një supergol në Hong Kong

Miqësore/ Mbyllet pa fitues derbi i parë sezonal i Milano-s, goli i Dimarco-s rikuperohet nga penalltia e Nkunku

Barcelona nuk heq dorë nga Julian Alvarez, sulmuesi argjentinas ëndërron të vishet blaugrana, Atletico e konsideron të pashitshëm

“Përjetova emocione të forta”, Maldini rrëfehet pas ceremonisë së lamtumirës për Baresin: Ranieri? Thjesht u përshëndetëm





