Spartaku beson te Daku, CEO i klubit: Do të jetë një vlerë e madhe për ekipin

Mirlind Daku nuk pati shumë minuta në fitoren e Spartakut të Moskës ndaj Zenitit, por te klubi rus besimi tek sulmuesi shqiptar mbetet i plotë.
Spartaku fitoi 2-0 më 23 gusht, ndërsa Daku u aktivizua vetëm në minutën e 83-të.
Aktivizimi i shkurtër ishte një zgjedhje teknike e trajnerit spanjoll Juan Carlos Carcedo, në varësi të mënyrës se si u zhvillua ndeshja.
Pavarësisht minutave të pakta, në Moskë presin shumë nga transferimi që i kushtoi klubit 11 milionë euro.
CEO i Spartakut të Moskës, Sergei Nekrasov, u pyet për situatën e Dakut dhe për pritshmëritë që klubi ka ndaj tij.
“Daku do të jetë një vlerë e madhe për ekipin. Edhe Juan Carlos Carcedo e ka përmendur këtë. Në ndeshjen kundër Zenitit, plani i lojës ishte i tillë që Mirlindi nuk pati shumë minuta në dispozicion.
Por ai do ta tregojë veten, për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Daku është një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe skuadra e ka pritur shumë mirë. Pas ndeshjes së fundit, ai tha se ndihej sikur kishte luajtur së bashku me Manfred Ugalden prej tre apo katër vitesh”, u shpreh Nekrasov.
Në këtë mënyrë, te Spartaku e shohin Dakun si një pjesë të rëndësishme të projektit të skuadrës, pavarësisht se deri tani minutat e tij kanë qenë të kufizuara.
Lexo edhe
SPORT
100-vjetori i Napolit/ Allegri vendos objektivin: Dua të lëmë diçka të prekshme pas

Çudia me Anis Mehmetin, trajneri për mungesën e lojtarit të Kombëtares: Për të ardhur keq sepse…

Rafa Leao pengon shitjen: Ose te Galatasaray, ose qëndron te Milan...

Reali e konsideron të paprekshëm, Man.United bën ofertën zyrtare për titullarin e “Los Blancos”

Ronaldo "humb" durimin, hedh shiritin e kapitenit dhe largohet nga fusha mes...





