Sport George Rusell triumfon në Austri, i vihet pas shokut të skuadrës Antonelli në garën për pilot

Nga Australia, në Austri: George Rusell arriti këtë të dielë fitoren e dytë në Formula 1 në garën e tetë sezonale. Piloti britanik i Mercedes kaloi i pari vijën e finishit në Çmimin e Madh të Austrisë, duke lënë pas Max Verstappen e Red Bull-it dhe Kimi Antonelli-n, italianin i cili udhëheq garën për pilotë.
Fitorja e Rusell e uli në 40 pikë diferencën me shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli në renditjen e përgjithshme.
Garë pozitive mund të konsiderohet për Max Verstappen, pasi ky është rezultati më i mirë sezonal deri më tani për 4 herë kampionin e botës, që në fund rrezikoi të parakalohej nga Antonelli. Zhgënjen Ferrari, që u rendit në vendin e pestë me Lewis Hamilton. Britaniku u klasifikua pas australianit Oscar Piastri me McLaren (vendi i katërt), ndërsa Charles Leclerc u rendit i teti me makinën tjetër Ferrari. “Kokëkuqja” sot nuk ishte në një ditë të mirë.
Në vendin e gjashtë u rendit Isack Hadjar me makinën tjetër Red Bull, ndërsa i shtati doli kampioni i botës në fuqi, britaniku Lando Norris (McLaren). Në “top-10” edhe Liam Lawson e Arvdn Lindbald, dy pilotët e RB, por me një xhiro pas fituesit. Gara pati hera-herës emocione, sidomos në fundin e saj, ku tri të parët u renditën në hakurn e 2 sekondave nga njëri-tjetri. Gjithsesi, Russell menaxhoi mirë gomat dhe degradimin e tyre në temperaturën e lartë, gjë që nuk funksionoi me Ferrarin me 3 ndalesa.
Lexo edhe
SPORT
Merkato/ Yan Diomande zgjedh fatin e tij dhe nuk është Liverpool

Ka festë kanadeze në Los Angeles, organizatorët mundin Afrikën e Jugut në frymën e fundit dhe avancojnë në 1/8-at e Botërorit

‘Nuk di gjë për Bosnjen e as nuk dua ta di’/ Shpërthejnë polemikat për komentin e një gazetarje për kundërshtarin e SHBA në Botëror...

“Botërori për Topin e Artë”/ Mesazhi i fshehtë i France Football, a është Messi në rrugën e duhur drejt numrit 9?

Franca përgatit sfidën me Suedinë, Marcus Thuram rrezikon të mos e luajë për probleme fizike

Teknika e Argjentinës për të shënuar me goditje dënimi, portieri Martinez orkestron gjithçka nga ana tjetër e fushës

Sunderland ‘ngre murin’, refuzon ofertën prej 8 milionë Paundë për Granit Xhakën, e konsideron të pashitshëm

Infantino "pushton" Botërorin me avion privat! 66 orë në ajër gjatë fazës së grupeve…





