Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SPORT

Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time

P
Piranjat17 July 2026, 15:33 · 2 min lexim
Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më

Pep Guardiola largohet përfundimisht nga lista e kandidatëve për stolin e kombëtares italiane. Ëndrra e madhe e Federatës Italiane të Futbollit nuk do të bëhet realitet, pasi tekniku katalanas ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të rikthehet së shpejti në pankinë.

Në një intervistë të fundit, Guardiola u shpreh se ka zgjedhur të bëjë një pauzë për t’iu përkushtuar më shumë vetes dhe familjes. “Dua të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi. Babai im është 95 vjeç dhe kjo të bën ta shohësh jetën ndryshe. E dua punën time, por tani nuk e ndiej nevojën për t’u rikthyer. Ndoshta do të trajnoj sërish në të ardhmen, por vetëm kur ta ndiej se më mungon futbolli”, deklaroi ai.

Me tërheqjen e Guardiolës, vëmendja e drejtuesve të futbollit italian përqendrohet te kandidatët më realistë për drejtimin e “Axurrëve”. Në krye të listës janë Andrea Pirlo dhe Roberto Mancini, me Pirlon që konsiderohet favorit në këto momente.

Ish-mesfushori i Italisë gëzon mbështetjen e drejtorit teknik Paolo Maldini dhe këshilltarit Leonardo, të cilët e vlerësojnë prej vitesh si për cilësitë profesionale, ashtu edhe për ato njerëzore. Nga ana tjetër, presidenti i Federatës, Giovanni Malagò, thuhet se ka preferuar rikthimin e Roberto Mancinit, me të cilin ruan një marrëdhënie të ngushtë.

Aktualisht, Pirlo ndodhet në Letoni me skuadrën e United FC Dubai, ku po zhvillon fazën përgatitore. Megjithatë, një takim, qoftë edhe virtual, mund të mjaftojë për të finalizuar marrëveshjen dhe për ta rikthyer në Coverciano, këtë herë në rolin e trajnerit të kombëtares italiane.

Vendimi përfundimtar pritet shumë shpejt, ndërsa zyrtarizimi i emrit të trajnerit të ri mund të vijë që gjatë fundjavës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.