Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SPORT

Strakoshën e aktivizojnë për ta bërë hero, por në fund shkruan historinë portieri tjetër shqiptar

P
Piranjat13 August 2026, 08:14 · 1 min lexim
Strakoshën e aktivizojnë për ta bërë hero, por në

Superkupa e Greqisë në futboll ka parë dy lojtarë të Kombëtares shqiptare në fushën e lojës, por ai që ka festuar në fund, ka qenë një lojtar i cili pret ende ftesën e kuqezinjve. AEK i Athinës luajti sot përballë OFI të Kretës në ndeshjen dramatike që u vendos nga penalltitë. 

Sfida nisi vetëm me Pilon në fushë në radhët e AEK, që kaloi i pari në avantazh, por më pas u përmbys nga OFI. Dukej gjithçka e mbaruar, por në minutën e fundit shtesë, AEK gjeti barazimin për rezultatin 2-2.

Në atë moment, trajneri i AEK hodhi në fushë Strakoshën, meqë sfida do të kalonte direkt te penalltitë, pasi rregullorja nuk parashikonte kohët shtesë, duke shpresuar që gardiani kuqezi të bënte heroin.

Por për fat të keq, Strakosha nuk arriti të bëhej protagonist duke ndalur ndonjë penallti dhe në fund ishte OFI që fitoi me shifrat 5-4.

Kështu, skuadra e OFI-t shkroi historinë me fitoren e Superkupës, ndërsa mes lojtarëve që morën medalje ishte edhe portieri Klidman Lilo, i cili ishte në stolin e rezervave në këtë duel.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.