“Tani është koha të flasim”/ Harry Kane i dërgon mesazh të qartë Bayernit për rinovimin

Harry Kane ka folur për herë të parë në mënyrë konkrete për të ardhmen e tij te Bayern Munich, duke konfirmuar se së shpejti do të zhvillojë bisedime me klubin për rinovimin e kontratës.
Sulmuesi anglez ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me kampionët gjermanë, e cila skadon në vitin 2027. Sipas Kane, diskutimet për zgjatjen e saj pritet të nisin gjatë javës së ardhshme ose asaj pasuese.
“Kam vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën time, kështu që tani është koha të flasim për këtë. Do të diskutojmë javën e ardhshme ose javën pas saj. Të dyja palët janë shumë të qeta për këtë çështje”, deklaroi Kane.
Me këtë deklaratë, 33-vjeçari ka dhënë një afat të qartë për hapat e ardhshëm lidhur me të ardhmen e tij në Munich.
Bayern Munich dëshiron ta mbajë sulmuesin anglez për një periudhë afatgjatë dhe së fundmi është raportuar se klubi po shqyrton mundësinë e zgjatjes së kontratës deri në vitin 2029, me mundësi për ta vazhduar edhe për një sezon tjetër.
Kane është përshtatur shumë mirë në Munich dhe ndihet i lumtur atje së bashku me familjen e tij. Ai ka qenë një prej lojtarëve kryesorë të Bayernit që prej transferimit nga Tottenham.
Lexo edhe
SPORT
E papritur për një nga binjakët Shpendi, ish-trajneri mundohet ta transferojë në Angli

Zyrtare: Diant Ramaj huazohet sërish te Copenhagen nga Dortmundi

Hidhet shorti i Kategorisë së Dytë, përcaktohet kalendari i sezonit 2026-2027

Incidenti/ “Kushurinjtë” e Güler kërcënuan punonjësit e sigurisë së Schalke 04, kërkuan të takonin lojtarët e Real-it

Ronaldo bëhet gati për tërheqjen nga futbolli: Viti im i fundit që luaj!

Juvja e ka zgjidhur çështjen e portierit: marrëveshja me Tottenhamin për Vicarion është afër

Mbyllet telenovela Rodri/ Barcelona dhe Manchester City arrijnë marrëveshjen për kampionin e botës për 75 milionë euro

‘Ky mund të jetë viti im i fundit si futbollist’/ Cristiano Ronaldo var këpucët në gozhdë?





