Përplasje me policinë gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërs...
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërs...
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-s...
Një shpërthim shkaktoi zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, raportuan...
Mariglen Lalës që iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rezulton person me precedente kriminale, i akuzuar dhe burgosur për grabitje. A...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Sipas informa...
Teksa të hënën nis viti i ri shkollor, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dalë në një konferencë p&...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje rreth një aksioni të policisë gr...
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej t&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë ng...
Vedat Muriqi është njeriu që me golin e tij, me shumë mundësi i shoi ëndrrat e lavdisë Realit të Madridit. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, në minutat shtesë shënoi golin e fitores 2-1 të Mallorcas duke bërë që Reali i Madridit të jetë 7 pikë prapa Barcelonës kryesuese.
E megjithate Muriqi, me 19 gola në La Liga, 4 më pak se Mbappe që është shënuesi më i mirë duke lënë pas emra si Yamal e Lewandowski, ka një të kaluar në futbollin italian që ishte e dështuar
LAZIO— Muriqi ishte futbollisti për të cilin u pagua më shumë nga Lazio në verën e 2020, kur bardhekaltrit duhej të ristrukturoheshin për të shkuar në Ligën e Kampioneve. E megjithatë në vitin e tij të parë në Romë ai shënoi vetëm 2 gola, të dy ndaj Atalantës, një në Kupën e Italisë e një në kampionat. Pritej më shumë, shumë më shumë. Disa probleme fizike e shëndetësore, moduli i përdorur nga Inzaghi te Lazio (3-5-2) dhe nevoja për t’u përshtatur me një futboll të një niveli superior nga ai që ishte mësuar, e kufizuan. Ai që e solli te Lazio Muriqin ishte Tare që e bleu nga Fenerbahce. Besonte kaq shumë sa në 2021 me ardhjen në pankinë të Sarrit, vendosi të shesë Caicedon. E megjithatë, dardani nuk bëri mirë as me Sarrin dhe u kontestua nga disa tifozë të Lazios. Edhe raporti me tifozët ishte një problem për Muriqi teksa nuk pati asnjëherë afeksion mes palëve. ‘Në kampionatin italian ka me siguri më shumë kualitete se në atë turk-shpjegoi Muriqi-në fillim ishte dëmtimi, pastaj më kapi Covid dhe kam vuajtur sepse Lazio ishte një nivel i shkëlqyer përgatitjeje. Nuk ishte e lehtë të rikuperoje kohën e humbur në skuadër’
PROBLEMET— Në skemën 3-5-2 të Inzaghit nuk kishte hapësirë për të. Immobile duhet të ishte ai që duhej të mbyllte sulmet, Vedati nuk kishte vend. Por edhe në skemën 4-3-3 të Sarrit gjërat nuk u përmirësuan. Shumë pak krosime, shumë pak mundësi për të luftuar në zonë. Lazio në vitin e tij të parë kërkonte vertikalizim, në vitin e dytë luante shumë me topin në tokë. Karakteristikar e tij nuk shfaqeshin. ‘Shpesh nuk kam pasur fat, por është gjithashtu e vërtete se kur më dhanë mundësitë, nuk jam paraqitur mirë-shpjegon Muriqi që pësoi një rënie drastike të humorit dhe vetëvlerësimit siç e shpjegoi ai vetë në një koment në rrjetet sociale teksa iu përgjigj një tifozi që e kishte mbështetur. ‘Faleminderit që je përkrah meje, vëlla, por Pirati yt ka vdekur tashmë(mentalisht)’
NDRYSHIMI DHE SHPËRTHIMI-Me transferimin te Mallorca, Muriqi rilindi duke u bërë shumë shpejt beniamini i tifozëve. ‘Kisha shumë propozime, por e kuptova menjëherë që te Mallorca të gjithë punonin në grup-tregon Muriqi-Drejtori Sportiv dhe trajneri më telefonuan direkt për të më bërë të kuptoj se më donin në skuadër. Në Itali kalova momente të vështira. Në Turqi njerëzit më donin dhe shënoja shumë gola, por doja të provoja atë eksperiencë. Kur isha keq luaja edhe 45 minuta, kur isha mirë nuk më jepnin mundësinë. Trajnerit nuk i pëlqeja e as tifozëve. Kur kthehesha në shtëpi nuk isha i lumtur, kthehesha i zemëruar dhe i trishtuar. Në ato dy vjet, kam folur shumë me bashkëshorten time që është më e fortë se unë. Më tha se duhet të isha gati që të shfrytëzoja rastin. Në 2 muaj rikuperova formën time fizike dhe atë mentale. Po prisja vetëm momentin, por që nuk po vinte kurrë. Ka pasur ditë kur isha mire dhe mendoja se do të kthehesha në formën optimale si te Fenerbahçe. Por më pas ndihesha shumë keq. Mendoja se futbolli mbaroi për mua. Por zgjedhja që të shkoja te Mallorca ndryshoi jetën time. Nuk e prisja të isha një idhull këtu, por që në fillim ndjeva një afeksion rreth meje’.
Top Channel
Xherdan Shaqiri është rikthyer te goli në elitën e futbollit zviceran, teksa mbrëmjen e sotme realizoi një gol fantastik me t&eu...
Duel spektakolar mes Atletiko Madridit dhe Barcelonës, që u mbyll me triumfin 1 me 2 të katalanasve. Kryeqytetasit kaluan të parët n&...
Skuadra e Trabzonspor ka rihapur luftën për titull në Turqi, me një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Gallatasarajt kryesues. ...
Nedim Bajrami vazhdon të përballet me situatë të vështirë te Rejnxhërs. Mesfushori me tipare sulmuese nuk u përfshi n&...
Një shtetas afrikan, emigrant që punon në Shkodër, dyshohet se është plagosur gjatë orarit të punës në nj&eu...
Vedat Muriqi ka shënuar një tjetër gol të rëndësishm në la Liga për Majorkën, këtë herë përba...
Sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani, mund të rikthehet së shpejti te Partizani. Pas aventurës në Korenë e Jugut dhe transfe...
Fisnik Asllani ka shënuar një supergol sot me Hofenheimin. Ishte minuta e 23-të e ndeshjes me Mainzin, kur sulmuesi i përfaqësueses s...
Mesfushori 24-vjeçar, Moises Caicedo, ka konfirmuar sërish se dëshiron të qëndrojë te Chelsea sa më gjatë të je...
Mançester Siti ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës FA me një fitore bindëse në shtëpi përballë Liverpulit, ...