SPORT

“Të pashë të vuaje, të rrëzoheshe…”/ Antonela emocionon me mesazhin e fundit për Messin

Piranjat Përditësimi i fundit 1 September 2026, 15:04
“Të pashë të vuaje, të rrëzoheshe…”/

Pas vendimit të Lionel Messit për t’i dhënë fund karrierës me kombëtaren argjentinase, një nga mesazhet më emocionuese ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo.

Vetëm pak minuta pasi Messi ndau me ndjekësit një video që përmbledh rrugëtimin e tij me Argjentinën, Antonela reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur krenarinë për gjithçka që ai ka arritur gjatë më shumë se dy dekadave me fanellën e kombëtares.

Në videon e publikuar nga Messi shfaqen momente të ndryshme të karrierës së tij me Argjentinën, të shoqëruara me këngën “Brindis” nga Soledad Pastorutti. Antonela komentoi fillimisht: “Jam kaq krenare që kam qenë pranë teje në këtë rrugëtim dhe të kam parë të realizosh të gjitha ëndrrat e tua. Ti e meritoje këtë histori dhe shumë më tepër. Të duam pafundësisht.”

Por më pas ajo zgjodhi t’i kushtonte një mesazh të plotë bashkëshortit të saj, duke kujtuar edhe momentet e vështira të rrugëtimit të tij.

“Çfarë krenarie të të shoh duke e mbyllur këtë etapë kështu. Kanë qenë kaq shumë vite, kaq shumë momente, kaq shumë gëzime, por edhe kaq shumë goditje. Të pashë të vuaje, të rrëzoheshe dhe të ngriheshe sërish. Të pashë të vazhdoje edhe kur gjërat nuk shkonin mirë dhe të provoje përsëri, gjithmonë”, shkroi Antonela.

Ajo theksoi se një nga gjërat që e emocionon më shumë është fakti që fëmijët e tyre janë rritur duke parë nga afër gjithë këtë histori, duke parë të atin të luftojë për ëndrrat e tij, të mos dorëzohet dhe të besojë deri në fund.

“Dhe më pas patën mundësinë të ishin aty për të të parë të arrije gjithçka dhe të ngrije Kupën e Botës”, vijoi ajo.

Antonela u shpreh se ndoshta një ditë fëmijët e tyre do ta kuptojnë plotësisht madhështinë e historisë së të atit, ndërsa sot, sipas saj, ata thjesht janë krenarë për babain e tyre.

Në fund, ajo e mbylli mesazhin me fjalët: “Dhe unë jam krenare për ty. Për rrugëtimin tënd, për gjithçka që ke kapërcyer dhe, mbi të gjitha, për personin që qëndroi pas secilit prej këtyre momenteve. Çfarë privilegji të kem jetuar gjithçka këtë në krahun tënd. Të duam pafundësisht.”

Mesazhi i Antonelës riktheu në vëmendje jo vetëm triumfet e Messit me Argjentinën, por edhe vitet e vështira, zhgënjimet dhe sakrificat që paraprinë momentin kur ai më në fund arriti të ngrejë Kupën e Botës me kombëtaren.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?