Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit
SPORT

Testi i radhës, Luftëtari dhe Bylisi do të përballen sot në Gjirokastër

P
Piranjat22 August 2026, 11:00 · 2 min lexim
Testi i radhës, Luftëtari dhe Bylisi do të përballen sot

Luftëtari dhe Bylis do të përballen sot në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Gjirokastra” duke nisur në orën 17:00. 

Kjo sfidë do të jetë një tjetër test i rëndësishëm për të dyja skuadrat në prag të sezonit të ri, që i gjen në nivele të ndryshme. Luftëtari do të ketë mundësinë të luaj përpara tifozëve të tij dhe të provojë gjendjen e ekipit në prag të sezonit të ri, ku janë rikthyer sërish në Grupin B të Kategorisë së Dytë dhe kërkohet ngjitja direkt në të Parën.

Ndërsa Bylis, i rënë nga Superiorja, do të kërkoj të shfrytëzojë këtë takim për të parë formën e futbollistëve, kryesisht të rinjtë, dhe harmonizimin e grupit në prag të premirës së Kategorisë së Parë, ku ballshiotët e nisin në shtëpi ndaj Sopotit.

Për skuadrën gjirokastrite kjo miqësore vjen në një moment të rëndësishëm të përgatitjeve. Përballë Bylis Luftëtari do të ketë mundësinë të mase nivelin e tij dhe të nxjerre konkluzionet e nevojshme përpara startit të kampionatit. Të dyja skuadrat pritet tu japin minuta futbollistëve të ndryshëm duke provuar alternativa dhe skema të ndryshme. Përtej rezultatit objektivi kryesor do të jetë përmirësimi i lojës dhe krijimi i një grupi sa më të konsoliduar.

Ndeshja e nesërme në Gjirokastër pritet të jetë një tjetër provë interesante për Luftëtarin dhe Bylisin ndërsa tifozët vendas do të kenë mundësinë të shohin nga afër skuadrën e tyre në këtë fazë përgatitore. Bylisi e nis  sezonin e ri në Kategorinë e Parë nën drejtimin e trajnerit Arlind Rustemi, ndërsa te gjirokastritët është rikonfirmuar Neritan Novi, i cili mori drejtimin e gjirokastritëve pak javë nga fundi i sezonit të shkuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.