Teuta mbretëron në Shkodër, Vllaznia zhytet edhe më shumë në krizë

Durrsakët triumfuan në transfertën e vështirë ndaj shkodranëve, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalojnë në këtë fillim sezoni.
Në “Loro Boriçi”, Teuta e Edlir Tetovës e nisi ndeshjen me qetësinë e një skuadre që vinte në krye të renditjes, ndërsa Vllaznia kishte mbi supe presionin për të marrë fitoren e parë të sezonit. Pas katër javësh, shkodranët kishin grumbulluar vetëm 2 pikë, ndërsa durrsakët kishin marrë 10 pikë, me tre fitore dhe një barazim.
Teuta arriti të zhbllokojë sfidën në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 45-të+2, Boçi u shfaq mirë në krahun e majtë dhe pasoi në qendër, ku Umeijiego devijoi topin dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës durrsake.
Vllaznia u përpoq të reagonte, por përballë kishte një Teutë të organizuar dhe të sigurt në lojën e saj. Durrsakët menaxhuan avantazhin dhe vazhduan të mbajnë nën kontroll një ndeshje që për ta kishte vlerë të dyfishtë: tri pikë në transfertë dhe konfirmim i formës së shkëlqyer me të cilën kanë nisur sezonin.
Për Vllazninë, situata bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Pas pesë javësh, shkodranët ende nuk kanë gjetur fitoren e parë në kampionat, ndërsa Teuta vazhdon të jetë një prej skuadrave që kanë dhënë sinjalet më të forta në startin e këtij edicioni.
Lexo edhe
SPORT
Granit Xhaka nën hetim nga Prokuroria e Luzernës, ja për çfarë akuzohet mesfushori shqiptar

Zidane e nis me revolucion te Franca, tekniku zbulon 23 “Gjelat” e tij të parë për ndeshjet e Nations League

Yamal nuk kursehet, sulmon Kane dhe Mbappe: Topi i Artë është për më të mirin, jo për golashënuesin dhe fituesin e Championsit

Franca nis epokën Zidane/ Trajneri vendos rregulla të reja për marrëdhënien me mediat

E papritur në merkato/ Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagreb dhe transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ronaldo grumbullohet sërish pas Botërorit, CR7 do të luajë ndeshjet e radhës me Portugalinë në Ligën e Kombeve

Roma-Inter/ Gasperini ul entuziazmin para supersfidës: Ata janë skuadra më e fortë në Serie A, shifrat e tregojnë superioritetin

Del lista e Kosovës, mes të grumbulluarve edhe talenti i Bayern





