Tifozët e Spartakut dalin kundër Dakut me mesazhe fyese dhe mbështetje për serbët

Transferimi i Mirlind Dakut te Spartak Moska pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, por sulmuesi shqiptar nga Kosova është përballur me reagime negative nga një grup i organizuar tifozësh të klubit rus ende pa u bërë prezantimi zyrtar.
Grupi ultras “Crazy North” ka publikuar një mesazh në kanalin e tij në Telegram, ku shpreh kundërshtimin ndaj afrimit të Dakut.
Në deklaratën e tyre, ata theksojnë mbështetjen për Serbinë dhe përdorin gjuhë ofenduese ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve.
Përveç deklaratës, janë shpërndarë edhe imazhe të një pankarte me mesazhe fyese të drejtuara ndaj futbollistit dhe shqiptarëve, duke nxitur reagime në opinionin sportiv.
Pavarësisht këtyre qëndrimeve nga një pjesë e tifozëve, klubi i Spartak Moskës nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën, ndërsa zyrtarizimi i transferimit të Dakut pritet të ndodhë së shpejti.
Lexo edhe
SPORT
Liverpooli ofroi 100 milionë euro për Barcolan - PSG e refuzoi ofertën dhe zbuloi çmimin e kërkuar

“Ishte e pamundur të mos i thoja po”/ Bernardo Silva emocionohet pas transferimit te Real Madridi

Ferran Torres i hap derën transferimit - klubet tani po punojnë për ta mbyllur marrëveshjen

Infantino kërkon mbështetjen e SHBA-së për të ruajtur postin në FIFA

Kontrata milionëshe, ja pse Daku zgjodhi të mbetet në Rusi

Rashica refuzon Rizesporin, sulmuesi i Kosovës zgjedh të qëndrojë te Besiktasi

Francesco Pio Esposito: Interi luan për trofe, synoj të fitoj vendin edhe te Italia

Europa League/ Hidhet shorti për fazën e Play-Off, Egnatia mëson kundërshtarin e mundshëm





