Tjetër "goditje" për Maranin, Pajaziti largohet nga grumbullimi

Një tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare vetëm pak ditë përpara sfidës së parë në UEFA Nations League.
Adrion Pajaziti është i detyruar të largohet nga grumbullimi i Shqipërisë për shkak të një dëmtimi, duke mos qenë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran për ndeshjet e radhës.
Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetari Endi Tufa, ndërsa stafi i Kombëtares ka vendosur menjëherë për zëvendësimin e tij.
Në vend të Pajazitit, ftesa i është dërguar zyrtarisht Klevi Qefalisë, i cili do t’i bashkohet grupit kuqezi dhe do të jetë pjesë e përgatitjeve për katër ndeshjet e Nations League.
Ky është ndryshimi i dytë i radhës në skuadrën e Maranit në prag të sfidave të rëndësishme të shtatorit dhe tetorit.
Shqipëria do të përballet fillimisht me Bjellorusinë më 26 shtator, ndërsa më pas do të luajë ndaj San Marinos dhe Finlandës. Pajaziti ishte pjesë e listës fillestare prej 29 lojtarësh të shpallur nga Marani më 19 shtator.
Lexo edhe
SPORT
"Jepjani Topin e Artë çdo vit deri sa të tërhiqet"/ Romero nuk i kursen elozhet për Messin

Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson

Cole Palmer humbet Anglinë! Dëmtimi prish rikthimin e sulmuesit te “Tre Luanët”

Edhe pse 40 vjeç, i famshmi Hulk shënon dy gola dhe e ngjit Fluminensen në podium…

Pas Kupës së Botës, trajneri De la Fuente ka rinovuar kontratën me Spanjën deri në 2032!

Djali i Ronald Koemanit në lot, i prekur nga homazhi që iu bë nënës së tij…

Italia humbet dy lojtarë, Dimarco dhe Cristante largohen nga grumbullimi për...

Erling Haaland bashkëpunon me MrBeast për të rikrijuar memen virale





