Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Jam shumë mirënjohës që e kam pranë çdo ditë”, Sylvester Stallone i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes... "Do të godas me grusht, e kupton apo jo?", trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK “Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane?
SPORT

Tragjedi në futboll, ndërron jetë sulmuesi 22-vjeçar, u akuzua se vodhi rrobat e shokëve

P
Piranjat25 July 2026, 20:14 · 1 min lexim
Tragjedi në futboll, ndërron jetë sulmuesi 22-vjeçar, u

Bota e futbollit është tronditur nga një lajm i hidhur pas ndarjes nga jeta të Mario Bruno Bentankorit. Sulmuesi 22-vjeçar humbi jetën pas një ataku kardiak që pësoi tri ditë më parë, duke lënë pas një dhimbje të madhe, pasi konsiderohej si një prej talenteve më premtues të futbollit uruguaian.

Vetëm pak ditë para tragjedisë, Bentankor ishte përpjekur të vijonte karrierën e tij në Argjentinë, por aventura e tij me skuadrën e Deportivo Riestras u mbyll në mënyrë të papritur.

Sipas raportimeve nga Argjentina, largimi i tij nga klubi lidhej me një incident të ndodhur gjatë grumbullimit stërvitor. Bentankor dyshohet se ishte akuzuar për marrjen e disa veshjeve që u përkisnin lojtarëve të tjerë të skuadrës, çka solli vendimin e klubit për të ndërprerë bashkëpunimin me të.

Pas largimit nga Argjentina, sulmuesi u rikthye në Uruguai, ku edhe u dha lajmi tragjik për ndarjen e tij nga jeta.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.