Tragjike/ U rrah për vdekje në rrugë nga një bandë kriminale, vdes lojtari i Ugandës!

UGANDE - Klubi më i madh i Ugandës po mban zi për kapitenin e tij. SC Villa njoftoi të mërkurën pasdite vdekjen tragjike të 27-vjeçarit David Owori, viktimë e një "sulmi brutal" disa orë më parë në rrugët e kryeqytetit, Kampala.
"Kemi humbur më shumë sesa një lojtar, kemi humbur një udhëheqës, një vëlla dhe një mik", shkroi klubi në një deklaratë.
Sipas informacionit të lëshuar për shtypin ugandes nga Asan Kasingye, zëdhënës i SC Villa, David Owori "iu zu pritë nga banditë rreth orës 8 të mbrëmjes, ndërsa po bëhej gati të kthehej në shtëpi".
BBC raporton se kalimtarët që ishin dëshmitarë të skenës përshkruan "një grup sulmuesish që e goditën lojtarin me gurë shtrimi përpara se t'i vidhnin sendet e tyre dhe të iknin, duke e lënë pa ndjenja".
I dërguar me urgjencë në qendrën më të afërt mjekësore, ai u transferua më vonë në spitalin privat Case Clinic, ku edhe humbi jetën.
Lexo edhe
SPORT
I dha lamtumirën Kroacisë, Zlatko Daliç bëhet një nga trajnerët më të paguar në botë

“Më pëlqen të shënoj gola”, Mirlind Daku prezantohet zyrtarisht te Spartaku i Moskës

League Cup/ Rikthimi i Messi-t pas Kupës së Botës 2026, “pleshti” magjeps tifozët me një dopietë

Wenger: Anulimi i planit të Infantino-s për Kupën e Botës ishte “absolutisht i nevojshëm”

Bayern i “mbyll derën” të gjithëve, Michael Olise është i pashitshëm. Bavarezët piketojnë zëvendësuesin e francezit për të ardhmen...

Juventusi po përgatitet për Zirkzeen. Man.Unitedin, i hapur për një marrëveshje huazimi

FIFA mohon zërat për finalen e Botërorit 2030: Pretendimet janë të rreme dhe mashtruese

Nga Juventus te Turqia? Besiktas hap negociatat për sulmuesin serb Dusan Vlahovic





