Tragjike, mundësi Allan Nascimento humb jetën nga një atak në zemër, ishte 34 vjeç!

Allan Nascimento vdiq në moshën 34 vjeç të hënën. UFC njoftoi se luftëtari brazilian i MMA-së u gjet pa ndjenja, me sa duket pasi pësoi një atak në zemër në gjumë.
"Këtë mëngjes, të hënën, më 3 gusht, luftëtari ynë i dashur i peshave të lehta, Allan Nascimento, u gjet pa ndjenja pasi me sa duket pësoi një atak në zemër në gjumë.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të dërguar në vendngjarje, ai u shpall i vdekur në vendngjarje", deklaroi organizata në llogarinë e saj në Twitter.
Burri me nofkën "Puro Osso" kishte luftuar 29 herë në divizionin e peshave të lehta të UFC-së, me një rekord prej 22 fitoresh dhe 7 humbjesh.
"Mendimet dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë, shokët e ekipit të Allanit dhe të gjithë ata që janë pranë tij gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë ", shtoi UFC.
“Sot humba një vëlla. Faleminderit për praninë tënde, për të gjitha ato momente të ndara në tapet, në pistë dhe për secilën prej bisedave tona. Jam pafundësisht mirënjohës që të kam pasur pranë meje, në stërvitje, si dhe në gara.
Të dua, vëllai im. Ishe një person i jashtëzakonshëm ”, shkroi bashkëkombësi i tij Charles Oliveira në Instagram.
Lexo edhe
SPORT
ZYRTARE/ Nedim Bajrami le Skocinë dhe kalon te sauditët e Al Taawoun

Flick vendos për dy talentët e Barcelonës/ Casado dhe Bardghji pranë largimit

Papagalli gjigant “pushton” fushën dhe ndërpret dy herë ndeshjen e futbollit në Brazil

Inter Miami kërkon edhe Kevin De Bruyne për ta bashkuar me Leo Messi dhe të tjerët

Në qendër të merkatos verore, presidenti i Trabzonspor i vendos çmim Ernest Muçi-t





