Tragjike në Barcelonë, po i ikte policisë dhe u përplas me një makinë të ndalur në semafor, humbin jetën dy persona

Një tragjedi ndodhi sot në mëngjes në lagjen Poblenou të Barcelonës, kur dy persona humbën jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor, ndërsa një tjetër u plagos.
Sipas informacionit nga Policia Katalanase (Mossos), fillimisht një shofer makine ishte ndjekur nga një parking për shkak të drejtimit të rrezikshëm, ndërsa menaxherët e parkingut njoftuan autoritetet.
???????? | Dos muertos en un choque en Barcelona provocado por un conductor magrebí, en un coche de matrícula francesa, que huía de la policía catalana. pic.twitter.com/UtaKugwzvM
— ʜᴇʀQʟᴇs (@herqles_es) June 28, 2026
Shoferi më pas u përpoq t’i shpëtonte Policisë dhe të largohej me makinë. Pak më vonë, ai u përplas me një makinë që ishte ndaluar në semafor, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të dy shoferëve. Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje, të cilët nxorën të plagosurin, i cili u dërgua me ambulancë në spital.
Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse shoferi kishte konsumuar ndonjë substancë dhe po drejtonte vetë në këtë mënyrë apo nëse vuante nga ndonjë sëmundje.
Lexo edhe
SPORT
Kuriozitete nga Botërori: Kush janë 15 lojtarët më të rinj dhe 15 më të vjetrit në Kupën e Botës

Flet Fenomeni Ronaldo: Brazili e ka humbur statusin e favoritit të padiskutueshëm, por mbetet një prej fuqive të mëdha të futbollit

Ylli i Francës i thotë “po” Manchester City-t nga SHBA-ja. Tani vjen pjesa më e vështirë

Modric te Reali i Madridit? Pergjigjja e mesfushorit kroat: I uroj më të mirën Mourinhos, por nuk më ka telefonuar, e ndjej se karriera i...

SHBA i refuzon vizën tifozit simbol të RD Kongos, në stadium shfaqet një figurë kartoni me portretin e tij





