Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese
SPORT

Tragjike/ Ra në koma pas goditjes që mori nga kundërshtari, vdes pas 11 vitesh ish-boksieri premtues

P
Piranjat13 August 2026, 22:18 · 3 min lexim
Tragjike/ Ra në koma pas goditjes që mori nga kundërshtari, vdes

Ish-boksieri nga Porto Riko, Prichard Colon ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare, 11 vite pasi një dëmtim i rëndë në tru e la në koma pas një ndeshjeje të diskutueshme në ring.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij, Richard Colon, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me keqardhje ju njoftoj për ndarjen nga jeta të djalit tim Prichard nga kjo botë. Tani ai është në një botë më të mirë”, shkroi babai i ish-boksierit, duke falënderuar të gjithë ata që e kishin mbështetur familjen me dashuri dhe lutje ndër vite.

Colon ishte një nga talentet më premtues të boksit profesionist. Para ndeshjes fatale, ai kishte një rekord prej 16 fitoresh dhe asnjë humbjeje, me 13 prej tyre të ardhura me nokaut.

Në vitin 2015, ai u përball me amerikanin Terrel Williams në një duel që do të ndryshonte përgjithmonë jetën e tij.

Gjatë ndeshjes, Colon u godit disa herë në pjesën e pasme të kokës, goditje që janë të paligjshme në boks. Boksieri portorikan i kërkoi arbitrit të ndërhynte, por përballja vazhdoi.

Në raundin e nëntë, Colon u rrëzua në tapet. Më pas ndodhi një konfuzion i madh, pasi ekipi i tij mendoi se ndeshja kishte përfunduar dhe i hoqi dorezat. Megjithatë, arbitrat e shpallën Colon të skualifikuar. Gjendja e tij u përkeqësua menjëherë pas përballjes. Ai u dërgua në dhomën e zhveshjes, ku filloi të vjellë dhe më pas humbi ndjenjat.

Në spital, mjekët konstatuan një hematomë subdurale, një grumbullim gjaku në tru që shkakton presion mbi trurin. Colon iu nënshtrua një operacioni urgjent për të reduktuar ënjtjen e trurit dhe për të hequr hematomën. Pas ndërhyrjes, ai ra në koma, e cila zgjati 221 ditë.

Pas zgjimit nga koma, Colon mbeti në një gjendje vegjetative dhe nuk ishte në gjendje të komunikonte normalisht. Për të komunikuar, ai kishte nevojë për ndihmën e një kompjuteri.

Gjatë gjithë këtyre viteve, kujdesi për të u mor nga familja e tij, e cila qëndroi pranë tij deri në momentet e fundit.

Para se të bëhej profesionist, Colon kishte spikatur edhe në boksin amator, duke fituar tituj kombëtarë në kategoritë 141 dhe 152 paund. Ai tentoi të siguronte një vend në Lojërat Olimpike të Londrës 2012 përmes turneut paraolimpik në Brazil, por u eliminua në raundin e parë.

Po atë vit vendosi të kalonte në boksin profesionist. Debutimin e zhvilloi në shkurt 2013 dhe më pas regjistroi 16 fitore radhazi në pak më shumë se dy vite.

Humbja ndaj Terrel Williams ishte e vetmja disfatë në karrierën e tij profesionale.

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.