Trajneri i Pafos optimist para Dinamos: Duhej ta fitonim ndeshjen e parë, nesër do ta bëjmë

Trajneri i Pafos, Rikardo Sa Pinto, është shfaqur optimist para ndeshjes së kthimit ndaj Dinamos në play-off-in e Ligës së Konferencës.
Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, tekniku portugez beson se skuadra e tij ka cilësinë për të fituar në shtëpi dhe për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.
“E pamë përsëri ndeshjen dhe e analizuam. Pamë gjërat e mira që bëmë dhe korrigjuam atë që duhej korrigjuar. Rezultati nuk ishte i drejtë. Nuk duhej të pësonim gol. Luajtëm një ndeshje të mirë dhe duhej të kishim fituar”, deklaroi Sa Pinto.
Ai shtoi se skuadra është e bindur për suksesin në ndeshjen e kthimit.
“Tani, me besimin dhe cilësinë që kemi, nesër do të fitojmë. Është ajo që të gjithë ne dhe i gjithë qyteti presin”, u shpreh trajneri i Pafos.
Në konferencën për shtyp foli edhe futbollisti Nikolas Ioanou, i cili paralajmëroi se përballja do të jetë e vështirë dhe kërkoi përqendrim maksimal.
“Ndeshja e nesërme nuk do të jetë e lehtë, do të jetë një finale. Do të kërkojë përqendrim nga fillimi deri në fund dhe besoj se me planin e trajnerit tonë do të arrijmë të kualifikohemi”, tha Ioanou.
Ai u bëri thirrje tifozëve të Pafos që të jenë të pranishëm në stadium për ta mbështetur ekipin në sfidën vendimtare.
“Duam tifozët tanë pranë nesh siç ishin në ndeshjet e mëparshme. Shpresoj t’i shohim të gjithë në stadium dhe të festojmë së bashku”, përfundoi ai.
Lexo edhe
SPORT
Champions “vishet” kuqezi, Strakosha-Pilo “fluturojnë” në fazën e grupeve

Arbër Hoxha shënon në Ligën e Kampionëve/ Sulmuesi kosovar realizon me kokë

UEFA dhe FIFA ulin tensionet/ Drejtuesit europianë tërhiqen nga bojkoti ndaj Infantinos

Paulo Fonseca i mërzitur pas eliminimit të Lyonit: Ndoshta jam një trajner i keq

Muriqi hero i Fenerbahçes, shënon ndaj Lyonit dhe e dërgon ekipin në Ligën e Kampionëve





