Trajneri i Spanjës lë në stol yllin e Barcelonës, formacionet zyrtare të çerekfinales me Belgjikën

Spanja dhe Belgjika sfidohen sot në një ndeshje mjaft të fortë, që mund të thuhet se është testi më i madh që janë përballur të dyja skuadrat deri në këtë fazë të Botërorit.
Iberikët janë padyshim favoritët e kësaj sfide dhe kërkojnë të shkojnë në gjysmëfinale. Në këtë fazë të parë të kompeticionit ata nuk kanë arritur në asnjë moment të tregojnë atë që pamë në Europian, por fakti është se performanca ka ardhur në rritje.
Nga ana tjetër, Belgjika vjen pas një fitoreje bindëse dhe imponuese ndaj SHBA-ve dhe do të tentojë të mos e ulë nivelin. Mungesa e madhe te Spanja vijon të jetë Nico Williams, i cili mund të marrë disa minuta në pjesën e dytë.
Surpriza tjetër e madhe është Pedri, që e nis nga stoli për t’i lënë vendin Fabian Ruiz. Në ndeshjen e fundit mesfushori i katalanasve nuk dhuroi një paraqitje në nivelin e tij të zakonshëm. Sakaq, Belgjika ka përzgjedhur të zakonshmit, teksa Lukaku e nis sërish nga stoli.
Spanja (4-2-3-1): Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurrella; Rodri, Ruiz; Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal; Trajner: L. De La Fuente;
Belgjika (4-2-3-1): Courtois; De Cuyper, Mechele, Ngoy, Castagne; Raskin, Tielemans; Doku, De Bruyne, Trossardl De Ketelaere; Trajner: R. Garcia;
Lexo edhe
SPORT
E pabesueshme! Klubi ia ndalon yllit të Belgjikës që të luajë ndaj Spanjës në Kupën e Botës

Messi sfidon logjikën, luan më shumë duke ecur, por mbetet lojtari më vendimtar i Botërorit

Ouahbi ngre dyshime për golin e Mbappé: Kishte prekje me dorë, nuk e di pse u lejua!

Olav Koij triumfon në sprintin e etapës së pestë të Turit të Francës, Traen ruan fanellën e verdhë

Xhaka përballë Messit në betejën e madhe të Botërorit/ Zvicra kërkon mrekullinë ndaj Argjentinës

Ja kur do të bëhet prezantimi i Mourinho-s në Madrid

Kultura, qëndrueshmëria dhe Lamine Yamal brenda Spanjës së De la Fuente

Një bonus për River Platen? Bounou nuk e fsheh ëndrrën: "Nëse ndodh, do të ishte mirë"





