Transportonte 1 ton e gjysmë kokainë, arrestohet futbollisti serb

Një operacion spektakolar i policisë portugeze bëri të mundur arrestimin e Uros Milosevic, një futbollist serb, i cili drejtonte një furgon në autostradën A6. Në automjetin e drejtuar nga 31-vjeçari Miloseviç, u gjetën më shumë se një ton e gjysmë kokainë, me vlerë mbi 70 milionë euro, si dhe armë lufte. Kjo ishte një goditje e fortë për atë që konsiderohet “Karteli i Ballkanit”.
Milosevic jo vetëm që po transportonte një sasi të madhe kokaine, por, sipas raporteve të policisë, ai kishte edhe dy armë ushtarake në automjet që ishin gati për përdorim.
Edhe pse emri i tij nuk është shumë i njohur për publikun e gjerë të futbollit, Milosevic luajti për disa klube të njohura serbe gjatë karrierës së tij.

Lexo edhe
SPORT
Musiala nuk është gati, Bayern shtyn debutimin e talentit në Bundesligë

Spalletti dëshiron një numër 9 për Juven: Mateta rishfaqet midis Sorloth dhe Zirkzee

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1

Alvarez rebeli i radhës/ Kush janë lojtarët që bënë “çmenduri” për tu transferuar te Barcelona, një pjesë e tyre rezultuan dështime...

Luis de la Fuente i dëshpëruar: "Më vjen keq për fishkëllimat në San Mamés"

Teuta mbetet pa Gentian Selmanin/ Portieri largohet zyrtarisht, klubi duhet të gjejë zëvendësuesin

Islam Dudaev kampion në “Taranto 2026”, i dhuron Shqipërisë medaljen e artë

Xavi Hernandez nis aventurën te Holanda, Van Nistelrooy në krah të tij





