Trump përgëzon FIFA-n për anulimin e kartonit të kuq të Balogun: Ishte një padrejtësi e madhe

Ekipi kombëtar i SHBA-së ka marrë një “dhuratë” të madhe nga FIFA përpara përballjes jetike të së martës kundër Belgjikës, e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka vendosur të anulojë kartonin e kuq të dhënë ndaj sulmuesit Folarin Balogun gjatë ndeshjes kundër Bosnjë-Hercegovinës, një ndëshkim që do ta mbante atë jashtë fushës në sfidën ndaj belgëve. Si pasojë e këtij gabimi të rëndë, FIFA ka marrë masa drastike duke pezulluar arbitrin e asaj ndeshjeje për një vit.
Ai që nxitoi të falënderonte publikisht federatën ishte askush tjetër veçse Donald Trump. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump shkroi: Faleminderit FIFA që bëtë gjënë e duhur dhe përmbysët një padrejtësi të madhe.
Ndonëse nuk njihet si ndonjë njohës i madh i futbollit, presidenti amerikan gëzon një miqësi të ngushtë me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino. Ky i fundit madje pati dërguar kohë më parë trofeun e artë të Kupës së Botës direkt në Zyrën Ovale, që Trump ta admironte nga afër. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, dyshja pritet të zbresë së bashku në fushë për t’ia dorëzuar trofeun ekipit kampion në fund të turneut.
Lexo edhe
SPORT
Deschamps i del në krah Mbappes: Është një lider shembullor, jo diktator!

Milani detyrohet të heqë dorë, për objektivin e kuqezinjve ofrohen 50 milionë euro

Kepi i Gjelbër surpriza e Botërorit, një komb, një murale dhe ëndrra e bukur në Kupën e Botës

Goli i anuluar i Gvardiol në minutën e 103-të, VAR me Trionda "ndez" polemika mes Kroacisë dhe Portugalisë

“Messi dhe Mbappé janë përpara meje!” Harry Kane dorëzohet për Topin e Artë 2026 dhe zbulon arsyen!

Ilgiz Tantashev, gjyqtari uzbek, i cili u bë personazhi i debateve pas Francë-Paraguaji

Humbja për të fituar: Loja më e çuditshme në historinë e futbollit

Misioni i “pamundur” i Roberto Martinezit





