SPORT

U akuzua për shitje ndeshjesh dhe u përjashtua nga Flamurtari, reagon Trashi

Piranjat Përditësimi i fundit 24 March 2026, 09:37

U akuzua për shitje ndeshjesh dhe u përjashtua nga Flamurtari, reagon

Atmosfera te Flamurtari është tensionuar maksimalisht pas humbjes së fundit ndaj Bylisit, një ndeshje që ka lënë pasoja të rënda, jo vetëm në renditje, por edhe në marrëdhëniet e brendshme të klubit.

Në qendër të kësaj stuhie është kapiteni i skuadrës vlonjate, Lorenc Trashi, i cili është akuzuar drejtpërdrejt nga administratori i klubit, Sinan Idrizi, për “shitje të ndeshjes”.

Akuza e rëndë e Sinan Idrizit

Githçka ka nisur pas përfundimit të sfidës ndaj Bylisit, ku Flamurtari pësoi një humbje që ka irrituar drejtuesit. Mësohet se administratori Sinan Idrizi, i njohur për reagimet e tij impulsive dhe kërkuese, ka drejtuar gishtin nga kapiteni Trashi, duke e akuzuar atë hapur se nuk ka luajtur pastër. Në fokus të akuzave janë momentet e fundit të ndeshjes. Lorenc Trashi, një lojtar me përvojë, u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në fundin e takimit. Situata precipitoi në minutën e 90-të, kur Trashi mori kartonin e dytë të verdhë, duke u ndëshkuar me të kuq, dhe njëkohësisht shkaktoi një penallti në favor të Bylisit, e cila rezultoi vendimtare. Për Idrizin, kjo sekuencë ngjarjesh nuk ka qenë thjesht një gabim sportiv, por një veprim i qëllimshëm.

Në një situatë ku heshtja po rëndon, Top Channel ka kontaktuar ekskluzivisht me kapitenin e Flamurtarit, Lorenc Trashi, për të marrë versionin e tij mbi këto akuza të rënda që cenojnë integritetin e tij si futbollist dhe si njeri. Trashi, i cili njihet për qetësinë e tij, ka zgjedhur të jetë i matur, duke konfirmuar tensionin, por duke refuzuar të hyjë në detaje për momentin.

“Për momentin, nuk do të komentoj më gjatë,” u shpreh Trashi ekskluzivisht për Top Channel. “Po pres të marr përjashtimin apo shkarkimin me dokument zyrtar nga ana e klubit.”

Kapiteni vlonjat bëri të qartë se prioriteti i tij tani është mbyllja zyrtare e marrëdhënies me Flamurtarin, përpara se të ndërmarrë hapa të tjerë.

“Dua të ndaj rrugët zyrtarisht me klubin dhe më pas do të vijoj me hapat e tjerë juridikë,” vijoi ai.

Beteja do të zhvendoset në Gjykatë

Trashi paralajmëroi se akuzat e Sinan Idrizit nuk do të kalojnë në heshtje dhe se ai do të mbrojë emrin e tij në rrugë ligjore.

“Çështja do të shkojë në gjyq për akuzat e ngritura ndaj meje. Për këtë arsye, nuk do të komentoj më tej në këtë fazë. Versionin tim të plotë dhe rrëfimin për atë çka ka ndodhur realisht do ta bëj publik në një moment të dytë, kur gjithçka të jetë zyrtarizuar,” përfundoi Lorenc Trashi.

Kjo deklaratë tregon se një tjetër betejë, këtë herë jashtë fushës së blertë, sapo ka nisur. Marrdhënia mes kapitenit dhe klubit duket e pakthyeshme, dhe tani mbetet për t’u parë se si do të procedojë klubi me dokumentacionin dhe çfarë do të zbulohet në rrëfimin e plotë që Trashi ka premtuar për publikun.

Artikuj te sugjeruar

SPORT 23 March23:14

Italia merr sinjale të mira nga Bastoni

Pas largimit nga grumbullimi i Federico Chiesa dhe duke parë gjendjen jo optimale të Gianluca Scamacca, trajneri i kombëtares italiane, Gennaro G...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?