Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SPORT

U shpall kampion Europe nën urdhrat e Murinjos, zhduket ish-futbollisti i njohur. Policia nis kërkimet

P
Piranjat26 August 2026, 17:32 · 2 min lexim
U shpall kampion Europe nën urdhrat e Murinjos, zhduket ish-futbollisti i

Ish-futbollisti i Kombëtares së Hungarisë, Akos Buzhaski, është shpallur i zhdukur dhe autoritetet hungareze kanë nisur kërkimet për të.

44-vjeçari, i cili gjatë karrierës së tij regjistroi 20 paraqitje me fanellën e Hungarisë, është i njohur edhe për periudhën e tij te Porto. Në vitin 2003, nën drejtimin e Zhoze Murinjos, Buzhaski ishte pjesë e skuadrës që fitoi kampionatin portugez, Kupën e Portugalisë dhe Kupën UEFA.

Mesfushori nuk arriti të kishte një rol të rëndësishëm në sezonin pasardhës, kur Porto triumfoi në Ligën e Kampionëve. Më pas, ai vijoi karrierën në Angli, ku luajti për Plimuthin, QPR, Portsmuthin dhe Barnslin. Në vitin 2015, Buzhaski i dha fund karrierës si futbollist pas një periudhe te Ferencvarosh.

Pas tërheqjes nga futbolli, ish-mesfushori provoi të angazhohej si trajner dhe drejtor teknik, por pa arritur suksesin e pritshëm. Në intervista të dhëna për mediat hungareze, ai kishte folur hapur edhe për vështirësitë e periudhës pas futbollit profesionist, përfshirë problemet me varësinë, të cilat sipas tij nisën pas humbjes së motivimit sportiv.

Ndërkohë, policia hungareze e ka përfshirë emrin e Buzhaskit në listën e personave të kërkuar. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura rrethanat e zhdukjes së tij.

Kërkimet për ish-futbollistin 44-vjeçar vijojnë, ndërsa pritet që policia të japë më shumë detaje në lidhje me rastin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.