Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
SPORT

UEFA Champions League/ Egnatia mëson kundërshtarin e mundshëm në raundin e tretë

P
Piranjat20 July 2026, 16:33 · 2 min lexim
UEFA Champions League/ Egnatia mëson kundërshtarin e mundshëm

Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti i raundit të tretë kualifikues të UEFA Champions League, ku Egnatia ka mësuar kundërshtarin e mundshëm nëse arrin të kalojë me sukses raundin e dytë. Kampionët e Shqipërisë, të cilët siguruan një kualifikim historik pas fitores bindëse ndaj Petrocub, do të përballen fillimisht me skuadrën sllovene NK Celje në raundin e dytë kualifikues të kompeticionit.

Sipas shortit të hedhur nga UEFA, fituesi i çiftit Egnatia – NK Celje do të përballet në raundin e tretë me fituesin e përballjes FC Ararat-Armenia – Shamrock Rovers F.C. . Ndërkohë, edhe në rast të eliminimit nga skuadra sllovene, kampionët e Shqipërisë do të vijojnë rrugëtimin europian. Egnatia do të kalonte në raundin e tretë kualifikues të UEFA Europa League, ku do të përballej me humbësin e çiftit Ararat Armenia – Shamrock Rovers.

Ndeshja e parë e raundit të dytë mes Egnatias dhe NK Celje do të zhvillohet më 22 korrik në “Arena Egnatia”, në orën 21:00, ndërsa sfida e kthimit do të luhet një javë më vonë në Slloveni.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse në raundin e parë, Egnatia do të synojë të vazhdojë rrugëtimin e saj historik në UEFA Champions League dhe të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në arenën europiane, duke përfaqësuar futbollin shqiptar në kompeticionin më prestigjioz për klube në Europë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.