UEFA Conference League, arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy sfida të fazës play-off

UEFA ka caktuar trupa shqiptare arbitrimi për të drejtuar dy sfida të vlefshme për fazën play-off të UEFA Conference League.
Sfida mes Twente dhe Qarabağ do të zhvillohet të enjten, më 20 gusht, në orën 20:00, në stadiumin e FC Twente në Enschede, në Holandë.
Në krye të këtij takimi do të jetë arbitri shqiptar Juxhin Xhaja, i cili do të ketë në krah si arbitra asistentë Rejdi Avdon dhe Mario Shazivarin. Roli i arbitrit të katërt i është besuar Emanuela Rustës, ndërsa në sistemin VAR do të jetë italiani Gianluca Aureliano, me Albert Dodën si AVAR.
Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, një tjetër trupë shqiptare do të jetë në detyrë në Islandë, për sfidën Víkingur R. – Borac, që do të luhet në stadiumin Víkingsvöllur në Reykjavik.
Takimi do të drejtohet nga arbitri shqiptar Enea Jorgji, me Denis Rexhën dhe Ridiger Çokajn si arbitra asistentë. Arbitër i katërt do të jetë Florian Lata, ndërsa në sistemin VAR do të jetë holandezi Jeroen Manschot, me Olsion Yzeirajn në rolin e AVAR.
Caktimi i dy trupave shqiptare në sfida të fazës play-off të UEFA Conference League përbën një tjetër tregues të vlerësimit dhe besimit që UEFA vijon t’u japë arbitrave shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
Lexo edhe
SPORT
Situata e Ernest Muçit, në Turqi zbulojnë të rejat rreth dëmtimit të sulmuesit

Risi në Premier League/ Komunikimet mes futbollistëve dhe arbitrave do të bëhen të dëgjueshme për publikun

Kupa e Shqipërisë nis rrugëtimin e saj, mësohet kur do luhen dy ndeshjet e para të turneut

PSG bie në Francë! Lens fiton Superkupën dhe Skela feston trofeun e parë

Dortmundi e rikthen te kampionët, lojtari shihet si opsion edhe për Shqipërinë

Infantino nuk i fal kritikat kundër tij, shkarkon nga puna zyrtarin e lartë të FIFA-s

“Asnjë rivalitet me të”, shoku i ri i skuadrës për Dakun: Një nga më të mirët në kampionat

Egnatia prezanton mesfushorin, përforcohet në merkato





