Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SPORT

UEFA Conference League/ Vllaznia kërkon biletën për në raundin e dytë, nesër sfida vendimtare ndaj Malishevës

P
Piranjat14 July 2026, 15:35 · 2 min lexim
UEFA Conference League/ Vllaznia kërkon biletën për në

Vllaznia do të luajë nesër një nga sfidat më të rëndësishme të këtij fillimi sezoni, teksa do të përballet me Malishevën në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 16:30.

Skuadra shkodrane udhëton drejt Kosovës me avantazhin e fitores 2-1 të arritur në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”. Pavarësisht se u gjend në disavantazh që në minutat e para, Vllaznia reagoi me qetësi dhe karakter, duke përmbysur rezultatin falë golave të Qatos dhe Emiljano Mustës.

Tashmë, gjithçka mbetet e hapur për 90 minutat e kthimit, ku Vllaznia do të synojë të administrojë avantazhin dhe të sigurojë vazhdimësinë e rrugëtimit europian. Një kualifikim i shkodranëve do të përbënte një tjetër rezultat pozitiv për klubet shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe një kontribut të rëndësishëm për futbollin shqiptar në UEFA Conference League.

Me besim dhe optimizëm pas suksesit në ndeshjen e parë, Vllaznia do të kërkojë të kurorëzojë punën e bërë deri tani dhe të sigurojë një vend në raundin e dytë kualifikues të kompeticionit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.