UEFA zgjedh një emër të madh për të konkurruar Infantinon në drejtimin e FIFA-s

Liderët evropianë të futbollit po përpiqen ta pozicionojnë biznesmenin katarian Nasser Al-Khelaïfi kundër Gianni Infantinos në zgjedhjet e FIFA-s të planifikuara për mars 2027. Ky informacion u konfirmua nga 'The Telegraph', e cila thekson se presidenti i PSG-së "shihet nga mbështetësit e tij si njeriu që ka më shumë gjasa të mposhtë Infantinon".
Megjithatë, gazeta e njohur britanike shton se Nasser Al-Khelaïfi nuk ka ambicie për t'u bërë president i FIFA-s: "Nasser nuk ka absolutisht asnjë ambicie, qëllim apo interes për pozicionin në FIFA dhe do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë diskrete të gjitha institucionet botërore dhe evropiane të futbollit", tha një përfaqësues i biznesmenit.
Duhet theksuar se UEFA do të mbajë një takim urgjent këtë pasdite për të diskutuar planin kontrovers të Infantinos për t’ua shitur Kupën e Botës investitorëve privatë.
Organizata e Klubeve Evropiane të Futbollit (EFC), e kryesuar gjithashtu nga Nasser Al-Khelaïfi, tha dje se nuk ishte konsultuar në lidhje me idenë e Infantinos, me biznesmenin katarian që u ankua se kishte mësuar për propozimin përmes shtypit.
"Mësova për këtë propozim në të njëjtën mënyrë si shumica e palëve të interesuara në futbollin botëror: pa njoftim paraprak dhe përmes medias", deklaroi zyrtari në një njoftim për shtyp.
Al-Khelaifi shtoi se "është e nevojshme konsultim më rigoroz mbi çështjet që përfshijnë ekosistemin e futbollit, së bashku me zbatimin e proceseve më rigoroze dhe transparente të menaxhimit", me qëllim mbrojtjen e sportit.
Lexo edhe
SPORT
Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë

Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen

Manchester United vazhdon të interesohet për Eduardo Camavinga-n...

FIFA nxjerr në shitje Botërorin/UEFA kërcënon me bojkot

Dhuna në finalen e Botërorit dhe banderola “Malvinas”, FIFA ngre padi disiplinore ndaj Argjentinës dhe lojtarëve të saj

ZYRTARE/ Lajm i madh për Egnatian, vjen konfirmimi i rëndësishëm në Europë

FORMULA 1/ Katër në 3 gara, Hamilton dhe makthi i penalizimeve

“Mjeshtri” Marotta, i vjedh goditjen me kosto zero Juventusit në mbrojtje





