Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SPORT

Vazhdon përplasja e madhe, FIFA i përgjigjet UEFA-s për planin për privatizim Kupës së Botës

P
Piranjat31 July 2026, 12:17 · 2 min lexim
Vazhdon përplasja e madhe, FIFA i përgjigjet UEFA-s për planin

FIFA ka mbrojtur planin e saj për privatizimin e pjesshëm të operacioneve komerciale të Kupës së Botës, duke theksuar se propozimi nuk nënkupton “shitjen e futbollit”, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga UEFA dhe konfederata të tjera kontinentale. Organizata ka fajësuar “raportimin e pasaktë në media” për keqkuptimet rreth projektit dhe ka publikuar detaje shtesë për propozimin, raporton KosovaPress.

Sipas planit, FIFA synon të krijojë një degë të re të quajtur FIFA Forëard Enterprise (FFE), e cila do të menaxhojë aktivitetet komerciale dhe operative të turneve të saj, përfshirë të drejtat televizive, sponsorizimet, licencimin dhe shitjen e biletave. FIFA do të mbajë kontrollin mbi këtë strukturë, ndërsa do të shesë një pjesë jo-kontrolluese të aksioneve investitorëve privatë për të siguruar financim shtesë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pret që iniciativa të gjenerojë deri në 20 miliardë dollarë, ndërsa ka propozuar që secila nga 211 federatat anëtare të përfitojë nga 20 milionë dollarë për periudhën 2027-2030. Megjithatë, UEFA ka votuar unanimisht për bojkotimin e Kupave të Botës të FIFA-s nëse projekti vazhdon në formën aktuale, ndërsa CONCACAF e ka refuzuar dhe Konfederata Aziatike e Futbollit e ka cilësuar atë “krejtësisht të papranueshëm”.

Në reagimin e saj zyrtar, FIFA theksoi se “askush nuk po shet futboll” dhe se FFE është propozuar vetëm për të rritur të ardhurat në dobi të të gjitha federatave anëtare, pa ndryshuar strukturën qeverisëse të organizatës. Sipas FIFA-s, çdo federatë duhet të ketë të drejtën të shqyrtojë dhe të vendosë në mënyrë demokratike për këtë propozim.

Organizata sqaroi gjithashtu se, nëse shumica e federatave nuk e mbështesin projektin, aktivitetet komerciale të FIFA-s do të mbeten të pandryshuara dhe FFE nuk do të krijohet. Federatat anëtare kanë afat deri më 19 shtator për të vendosur mbi propozimin, ndërsa Infantino ka paralajmëruar se mosmiratimi i tij do të nënkuptojë humbjen e mundësisë për financim shtesë prej 40 milionë dollarësh për secilën federatë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.