SPORT
Venezia siguron Albion Rrahmanin për 7.5 milionë euro

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, pritet të bëjë hap të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar në futbollin italian.
Sipas “Football Italia”, Rrahmani do t’i bashkohet skuadrës së Venezias, pasi tashmë klubi italian ka finalizuar marrëveshjen me Spartën e Pragës për transferimin e tij.
Mësohet se Venezia do të paguajë 7.5 milionë euro për kartonin e qendërsulmuesit, ndërsa edhe 2 milionë euro të tjera janë të përfshira në formë bonusesh.
25-vjeçari është pjesë e Spartës së Pragës që nga viti 2024, kur u transferua nga Rapid Bukureshti për 5 milionë euro.
Në edicionin 2025/26, Rrahmani ka zhvilluar 49 ndeshje, ku ka realizuar 16 gola dhe ka dhënë 4 asistime.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
SPORT
Tirana, klubi bardheblu zyrtarizon trajnerin e ri

Al Nassr prezanton trajnerin e ri të Cristiano Ronaldos

Ronaldo "përgënjeshtron" të motrën: Ende nuk kam marrë vendim për të ardhmen time

"Shijojeni sa mundeni", motra e Ronaldos paralajmëron fundin e legjendës me Portugalinë

12 deri në 15 milionë euro, Interi nxjerr në shitje Kristjan Asllanin

“Ne jemi Spanja, besojmë në vetvete”, Yamal: Do ishte nder të luaja ndaj Ronaldos

Zyrtari amerikan feston eliminimin e Iranit nga Botërori: U gëzova që u larguan nga SHBA-të!

Kupa e Botës/ Xhaka, mesfushori në “Top 3” për topa drejt sulmit





