Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali...
SPORT

VIDEO/ Futbollisti mban Bayernin në ankth, humb ndjenjat në fushë

P
Piranjat18 August 2026, 22:06 · 4 min lexim
VIDEO/ Futbollisti mban Bayernin në ankth, humb ndjenjat në fushë

Bayerni i Mynihut përjeton orë ankthi për gjendjen fizike të Jamal Musiala. Mesfushori sulmues i kampionëve të Gjermanisë u bë sërish protagonist i një episodi shqetësues gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Heidenheim, vetëm pak ditë nga episodi i ngjashëm i ndodhur në sfidën me Leipizg dhe që i kishte ndezur sirenat e alarmit.

Gjatë sfidës së dytë miqësore të luajtur këtë të martë, Musiala u aktivizua si zëvendësues në minutën e 61 në vend të Saibarit. Por kaluan vetëm 6 minuta nga hyrja e tij në fushën e lojës dhe futbollisti u shemb në tokë duke shfaqur të njëjtat simptoma si në ditët e kaluara; ndjesi e fortë lodhjeje, marramendje dhe ndjesi nxehtësie e papritur.

Situata u duk menjëherë që ishte delikate; stafi mjekësor shkoi menjëherë në fushë për t’i dhënë Musialës ndihmën e nevojshme ndërsa futbollistët e tjerë e rrethuan për ta mbrojtur. Më pas futbollisti doli nga fusha e lojës duke ecur vetë, por dukshëm i trullosur dhe nga mjekët u shoqërua në dhomat e zhveshjes.

Jamal Musiala u bë protagonist i një ngjarje të ngjashme edhe ditën e shtunë në minutat e fundit të sfidës me Leipzig të fituar 3-1. Për shkak të asaj gjendjeje të krijuar, futbollisti u detyrua të mos marrë pjesë në prezantimin zyrtar të skuadrës në kampus ditën e hënë pasi kishte kryer vetëm një seancë stërvitore individuale.  

Pas këtij episodi të ri, diagnoza e parë e stafit mjekësor të Bayernit që ia kishte atribuuar gjithçka lodhjes dhe temperatuarave të larta, do të duhet të rishikohet dhe analizohet thellësisht.

Por pas përfundimit të ndeshjes, ishte vetë Musiala ai që siguroi tifozët në lidhje me gjendjen e tij.

‘Në radhë të parë, gjëja më e rëndësishme; jam mirë-deklaroi futbollisti 23 vjeçar-dëshiroj që t’ju qetësoj dhe t’ju shpjegoj diçka; më janë diagnostikuar mungesa të përkoshme, të një kohëzgjatje të shkurtër, por që janë lehtësisht të kurueshme për shkak të një mosfunksionimi neurologjik që mund të sjellë episode të tilla. E di që në pamje të parë mund të duken të frikshme, për janë pjesë e përditshmërisë sime. Jam në duar të sigurta në aspektin mjekësor dhe jam shumë optimist. Ajo që ka rëndësi ëshrë se nuk sjell asnjë rrezik për shëndetin. Në bashkëpunim të ngushte dhe duke dialoguar vazhdimisht me ekspertët, unë personalisht desha të përballoja këtë sfidë dhe me autorizimin e neurologëve, të vazhdoj t’i dedikohem asaj që më ndihmon më shumë në procesin e shërimit; thjesht të jetoj jetën time të përditshme dhe të kultivoj pasionin tim për futbollin’.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.