Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,...
SPORT

VIDEO/ Tre gola në dy ndeshje për talentin shqiptar

P
Piranjat29 August 2026, 19:09 · 1 min lexim
VIDEO/ Tre gola në dy ndeshje për talentin shqiptar

Armend Muslika vazhdon formën e shkëlqyer me Tottenham U18, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës.

Talenti shqiptar i dha avantazhin Tottenhamit ndaj Birmingham City që në minutën e 3-të, duke shënuar një tjetër gol për skuadrën londineze.

Ky ishte goli i tretë i Muslikës në dy ndeshjet e fundit, një tregues i momentit të mirë që po kalon sulmuesi shqiptar te grupmoshat e Tottenhamit.

Muslika ka marrë një shtysë të rëndësishme në karrierën e tij gjatë kësaj vere, pasi vetëm pak javë më parë firmosi kontratën e tij të parë profesionale me Tottenhamin.

Paraqitjet e fundit janë një tjetër sinjal pozitiv për talentin shqiptar, i cili po tregon se mund të jetë një emër për t’u mbajtur në vëmendje në akademinë e klubit anglez, por edhe për ekipin Kombëtar shqiptar.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.