SPORT

Volejboll/ Shqiptarja bën historinë, fiton Challange Cup si MVP mes Athinës

Piranjat Përditësimi i fundit 19 March 2026, 09:16

Volejboll/ Shqiptarja bën historinë, fiton Challange Cup si MVP mes

Ekipi italian i volejbollit për femra, Megabox Ondulati Del Savio Vallefoglia, ka shkruar historinë në Athinë, duke u shpallur fitues i Challenge Cup CEV 2026 pas një paraqitjeje mbresëlënëse në finalen ndaj Panathinaikosit. Vajzat italiane triumfuan bindshëm me rezultatin 0-3 në ndeshjen e kthimit (20-25, 25-27, 16-25), duke vulosur suksesin me një total prej 6-2 në dy sfidat finale.

Pas fitores së parë 3-2 në Itali, Vallefoglia hyri në parketin e Athinës me besim dhe autoritet, duke treguar superioritet të plotë ndaj skuadrës greke. Seti i parë u kontrollua mirë nga italianet, ndërsa në të dytin u zhvillua një duel më i fortë, ku Panathinaikos tentoi të rikthehej, por pa sukses. Seti i tretë konfirmoi dominimin e plotë të Vallefoglias, që nuk la vend për surpriza.

Atmosfera në pallatin e sportit ishte elektrizuese, me mbi 3500 tifozë që mbështetën ekipin vendas dhe krijuan një ambient të zjarrtë, duke e bërë finalen edhe më emocionuese. Megjithatë, presioni i tifozëve nuk mjaftoi për të ndalur marshimin e skuadrës italiane drejt trofeut.

Protagonistja absolute e kësaj finaleje ishte volejbollistja shqiptare Erblira Bici, e cila udhëhoqi Vallefoglian drejt këtij suksesi të madh. Me një performancë të jashtëzakonshme, ajo realizoi 23 pikë në ndeshjen e kthimit dhe u shpall Lojtarja më e Mirë (MVP) e sfidës. Kujtojmë se edhe në ndeshjen e parë ajo kishte qenë vendimtare, duke shënuar plot 32 pikë dhe duke konfirmuar rolin e saj si lidere në parket.

Ky triumf jo vetëm që përforcon dominimin e volejbollit italian në arenën ndërkombëtare, por gjithashtu shënon trofeun e nëntë radhazi për ekipet italiane në garat evropiane që nga sezoni 2023-2024. Për Vallefoglian, ky është një nga sukseset më të mëdha në historinë e klubit dhe titulli i tyre i shtatë evropian.

Fitorja në Athinë mbetet një moment krenarie edhe për sportin shqiptar, pasi Erblira Bici vazhdon të shkëlqejë në nivelet më të larta të volejbollit evropian, duke ngritur lart flamurin shqiptar në skenën ndërkombëtare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?