Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
SPORT

Xhaka përballë Messit në betejën e madhe të Botërorit/ Zvicra kërkon mrekullinë ndaj Argjentinës

P
Piranjat10 July 2026, 14:42 · 2 min lexim
Xhaka përballë Messit në betejën e madhe të

Zvicra përgatitet për një nga sfidat më të mëdha të historisë së saj në Kupën e Botës. Helvetët do të përballen me kampionen në fuqi, Argjentinën e Lionel Messit, në çerekfinalet e Botërorit 2026, në Kansas City.

Në krye të skuadrës zvicerane është Granit Xhaka, i cili pritet të udhëheqë ekipin në një duel ku çdo gabim mund të kushtojë eliminimin. Kapiteni shqiptar beson se afrimi me fazat vendimtare të turneut ka rritur edhe më shumë besimin dhe ambicien e skuadrës.

“Kur je kaq afër, dëshira bëhet edhe më e madhe. Ky është një presion pozitiv për ne, sepse duam të vazhdojmë më tej”, u shpreh Xhaka.

Mesfushori foli edhe për përballjen me Lionel Messin, duke e cilësuar një mundësi të veçantë për çdo futbollist që luan në këtë periudhë.

“Është një privilegj i madh të luajmë në epokën e Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ende nuk e kemi analizuar në detaje Argjentinën, por nga nesër do të nisim përgatitjet dhe analizën e kundërshtarit”, tha kapiteni i Zvicrës.

Përballë tyre do të jetë një Argjentinë që vjen në këtë sfidë në një formë të jashtëzakonshme. Kampionët e botës kanë gjetur rrugën e golit në pesë ndeshjet e fundit të Botërorit, ndërsa Lionel Messi mbetet lojtari kryesor i skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni, me tetë gola në këtë edicion.

Zvicra përballet me një kundërshtar që ka regjistruar 12 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, por historia e futbollit ka treguar se në fazat me eliminim direkt gjithçka mund të ndryshojë nga një ndeshje.

Për të kaluar në gjysmëfinale, skuadra e Xhakës do të ketë nevojë për një paraqitje pothuajse perfekte ndaj një prej favoritëve kryesorë për trofeun.

Ndeshjet çerekfinale të Botërorit 2026:

10 korrik, ora 21:00 – Spanjë - Belgjikë (Los Angeles)
11 korrik, ora 23:00 – Norvegji - Angli (Miami)
12 korrik, ora 03:00 – Argjentinë - Zvicër (Kansas City)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.