Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
SPORT

Yamal paralajmëron Francën: Duhet të na kenë frikë, veç ne mund t’i ndalim

P
Piranjat11 July 2026, 10:44 · 2 min lexim
Yamal paralajmëron Francën: Duhet të na kenë frikë,

Lamine Yamal nuk shënoi dhe as nuk dha asist në fitoren 2-1 të Spanjës ndaj Belgjikës në çerekfinalet e Botërorit 2026, por paraqitja e tij ishte aq mbresëlënëse sa u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

‘Ylli’ i Barcelonës ishte një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen belge, duke vënë në vështirësi të mëdha mbrojtësin e majtë Maxim De Cuyper, i cili u zëvendësua në minutën e 61-të pasi nuk arriti ta përballonte ritmin dhe shpejtësinë e 18-vjeçarit.

Pas sigurimit të kualifikimit në gjysmëfinale, Yamal shprehu entuziazmin për ecurinë e Spanjës në Botëror.

“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur në gjysmëfinale. Kemi shumë ditë që jemi këtu dhe dëshirojmë të shkojmë deri në fund të këtij kompeticioni”, deklaroi ai.

Sulmuesi spanjoll komentoi edhe golin e parë që Spanja pësoi në këtë Botëror.

“Ishim dukshëm skuadra më e mirë. Goli që pësuam erdhi nga një situatë e çuditshme dhe pikërisht në momentin tonë më të mirë. Mund të duket se nuk luajmë futbollin më spektakolar, por askush nuk luan hapur kundër nesh. Të gjitha skuadrat tërhiqen në mbrojtje, por në fund ne gjithmonë gjejmë mënyrën për të fituar”, u shpreh Yamal.

Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me Francën më 14 korrik, ndërsa talenti i Barcelonës dërgoi një mesazh të qartë për “Les Bleus”.

“Nëse dikush duhet të ketë frikë, janë ata, sepse ne ishim skuadra që i eliminoi në Euro 2024. Janë përballë dy prej kombëtareve më të mira në botë, madje sipas meje dy më të mirat, dhe ne nuk kemi aspak frikë”, përfundoi Lamine Yamal.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.