Ylli i Francës i thotë “po” Manchester City-t nga SHBA-ja. Tani vjen pjesa më e vështirë

Pas Elliot Anderson, për të cilin Manchester City do të paguajë 135 milionë euro te Nottingham Forest, transferimi i dytë i radhës për "Qytetarët" do të jetë Malo Gusto, mbrojtësi francez i Chelsea-s.
Footmercato.net zbulon se 23-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me Manchester City-n. Tani vjen pjesa më e vështirë, marrëveshja mes Man. City-t dhe Chelsea-s.
Malo Gusto është nën kontratë deri në vitin 2030 me klubin londinez. Chelsea ka lënë të kuptohet gjatë javës, se Malo Gusto do të largohet vetëm për një shifër mbi 85 milionë euro, çka do ta bëjë atë një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në histori.
Edhe pse ende nuk është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri, drejtuesit e Manchester City kanë dy "dhurata" të para për Enzo Maresca, me një kosto totale mbi 200 milionë euro.
Lexo edhe
SPORT
Modric te Reali i Madridit? Pergjigjja e mesfushorit kroat: I uroj më të mirën Mourinhos, por nuk më ka telefonuar, e ndjej se karriera i...

SHBA i refuzon vizën tifozit simbol të RD Kongos, në stadium shfaqet një figurë kartoni me portretin e tij

Kongoja shkruan historinë në Botëror, eliminon Uzbekistanin dhe sfidon Anglinë!

Ja se si trajneri Hiddink "bleu" gjysmëfinalen me premtimin për liri të lojtarëve…

Mrekullia e Botërorit/ Kepi i Gjelbër bën histori, tani sfidon Argjentinën

Ja pse Ronaldo nuk pranon të dalë nga fusha dhe trajneri e mbështet!

Ndizet Botërori! Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt

“3 Luanët” likuidojnë me 2 gola Panamanë dhe ruajnë vendin e parë





