Zbulohet shuma marramendëse që pritet të fitojë Kristian Prenga nga dueli me Joshuan

Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet sonte (e shtunë) në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, teksa në Xheda të Arabisë Saudite do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.
Përveç rëndësisë së madhe sportive, përballja pritet t’u sjellë të dy boksierëve edhe përfitime të konsiderueshme financiare. Sipas raportimeve të mediave britanike, fondi total i pagesave për duelin vlerësohet në rreth 5 milionë funte. Nga kjo shumë, Joshua pritet të përfitojë rreth 4 milionë funte, ndërsa Prenga rreth 1 milion funte. Megjithatë, këto shifra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga organizatorët.
Për boksierin shqiptar, kjo pritet të jetë pagesa më e madhe e karrierës së tij. Promotori amerikan Lou DiBella ka konfirmuar se Prenga do të shpërblehet me një shumë të konsiderueshme për këtë përballje, duke theksuar se ajo është shumëfish më e lartë se çdo honorar që shqiptari ka përfituar më parë.
Në anën tjetër, të ardhurat e të dy boksierëve mund të rriten edhe më tej përmes përfitimeve dytësore, veçanërisht atyre që lidhen me marketingun dhe marrëveshjet komerciale.
Kështu, për Prengën kjo nuk do të jetë vetëm sfida më e madhe sportive deri më tani, por edhe një hap i rëndësishëm financiar në karrierën e tij profesionale.
View this post on Instagram
Lexo edhe
SPORT
Arsenali po mendon të firmosë me Vinicius

Nuk fituan trofe, por arkëtuan miliona euro, ja si po i ndan FIFA paratë e Botërorit, Manchester City merr 70% të “tortës”

Tragjedia familjare e detyroi të lërë futbollin, ish-ylli i Bundesligës sot punon tokën në Majorka

Refuzohet oferta 100 milionë euro e Real Madridit, Leipzig bllokon transferimin e Diomandé

Refuzimi i Guardiolës për stolin e Italisë: Arsyeja pas vendimit të teknikut katalanas





