Zyrtare/ Ballkani ndahet me trajnerin Mislav Karoglan

Mislav Karoglan nuk do të jetë më trajner i Ballkanit. Klubi nga Suhareka ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin kroat, i cili për arsye personale ka vendosur të largohet nga drejtimi i skuadrës.
Karoglan mori drejtimin e Ballkanit me synimin për ta udhëhequr ekipin drejt objektivave të klubit, ndërsa sezonin e kaluar skuadra e përfundoi në vendin e tretë në Superligën e Kosovës.
“E falënderojmë për punën dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ishte kënaqësi ta kishim pjesë të familjes së Ballkanit dhe i jemi mirënjohës për kontributin e tij në klub”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në garat evropiane, Ballkani nën drejtimin e Karoglanit u përball me Bohemiansin e Irlandës, të cilin e eliminoi pas ekzekutimit të penalltive.
Sezonin e ri, skuadra nga Suhareka e kishte nisur me një humbje dhe një fitore, përpara se të konfirmohej largimi i trajnerit kroat.
Karoglan gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe klube si Hajduk Split, Istra 1961 dhe Sheriff Tiraspol.
Ballkani tani pritet të nisë kërkimet për trajnerin e ri që do ta drejtojë skuadrën në vazhdim të sezonit.
Lexo edhe
SPORT
Interi punon për rinovimet, akord me Pio Espositon, synohet zgjatja e kontratës me Calhanoglun

Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet shqiptare, në fokus bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

Fluks largimesh, Leao drejt Turqisë, Milan i “tregon derën” 4 lojtarëve

Kombëtarja kuqezi zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro!

“Më ofenduan nënën dhe familjen për 90 minuta”, Guendouzi shpërthen pas fitores së Fenerbahçes në Lyon





