Zyrtare/ Bayern nuk pret përfundimin e botërorit, sulmuesi protagonist me Marok-un firmos me bavarezët

Bayern i Mynihut nuk pret përfundimin e kampionatit botëror. Tashmë është zyrtare: Ismael Saibari është një lojtar i bavarezëve.
Ylli i Marokut, I cili ka qenë protagonist kryesor deri tani te kombëtarja afrikane, duke realizuar 3 gola në Botëror, ka firmosur deri në vitin 2031 me gjigantët gjermanë. Ky operacion ka kushtuar rreth 55 milionë euro.
“Bayerni i Mynihut ka nënshkruar me Ismael Saibarin nga PSV Eindhoven. Sulmuesi është aktualisht në detyrë me ekipin kombëtar maroken në Kupën e Botës që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Pas turneut, ai do të largohet nga kampionët holandezë për te Bayerni i Mynihut. Saibari ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2031 dhe do të veshë fanellën me numrin 34.”
Kjo ishte deklarata e kampionëve gjermanë që njoftonte mbërritjen e një sulmuesi të ri për Vincent Kompany.
Kujtojmë që Saibari ka luajtur vetëm për skuadrën e PSV Eindhoven në Evropë, pasi ka dale nga akademitë e klubit kampion në Holandë. Sezonin e kaluar ai zhvilloi 27 ndeshje në Eredivise duke realizuar 15 gola dhe dhuruar 8 assist.
Lexo edhe
SPORT
Ronaldo-Modriç, akti i fundit i një rivaliteti legjendar/ Dy ikonat përballen për biletën në 1/8 e Botërorit

Real Madrid nuk heq dorë nga Olise, Perez takon presidentin bavarez: Herët a vonë Bayern do ta lërë Olise-n të lirë

Mbrojtësi brazilian Danilo: Ancelotti çel rrugën drejt suksesit në Botëror

Tragjedi në Botërorin 2026! Pak minuta pas eliminimit nga Anglia, Trajneri i RD Kongos mëson se i ati ka ndërruar jetë

Garë për Asllanin, Beshiktashi rikthehet në sulm, Kaljari nuk heq dorë!





