Zyrtare/ Manchester United konfirmon goditjen në merkato, prezantohet mesfushori që erdhi nga Chelsea për 50 milionë paund

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian Andrey Santos nga Chelsea, duke e bërë atë afrimin e parë të verës për trajnerin Michael Carrick.
22-vjeçari firmosi një kontratë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq”, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Sipas raportimeve, United do t’i paguajë Chelseat 48 milionë paund, ndërsa marrëveshja mund të shkojë deri në 50 milionë paund falë bonuseve.
Santos iu bashkua Chelseat në janar të vitit 2023 nga Vasco da Gama për rreth 10 milionë paund, por nuk arriti të fitonte një vend të rëndësishëm në formacionin e ekipit londinez.
Pjesën më të madhe të kohës ai e kaloi në huazim te Strasbourg në Francë, ku spikati me paraqitjet e tij dhe madje mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Sezonin e kaluar, mesfushori brazilian zhvilloi 47 ndeshje me Chelsean në të gjitha kompeticionet, por vetëm 26 prej tyre si titullar. Në Premier League ai e nisi nga minuta e parë në vetëm 13 takime.
Pas prezantimit si lojtar i Manchester United, Santos nuk e fshehu entuziazmin.
“Të jem i sinqertë, e kam ëndërruar këtë moment që kur isha fëmijë. Historia dhe përgjegjësia që mbart kjo fanellë janë arsyet pse jam këtu. Mezi pres të luaj para këtyre tifozëve dhe të ndihmoj ekipin të krijojë kujtime të reja. Jam këtu për të sjellë energji, për të luftuar për çdo top dhe për të dhënë maksimumin për këtë klub të madh”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Manchester United pritet të vazhdojë lëvizjet në merkato, pasi raportohet se është pranë afrimit edhe të mesfushorit Youri Tielemans nga Aston Villa.
Lexo edhe
SPORT
Kroacia bëhet me trajner të ri, rikthehet Slaven Bilic në vend të Dalic

Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin...

Supersfida me Spanjën/ Deschamps kërkon të largojë presionin: Ata janë kampionë Europe, dukshëm favoritë

Argjentinë-Angli dhe Francë-Spanjë, gjysmëfinale luksoze për Kupën e Botës 2026

Botërori 2030 hap debatin e madh/ A po favorizohet Europa në shpërndarjen e vendeve?





