Zyrtare/ Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me Beshiktashin për 7.5 milionë euro në sezon

Dushan Vlahoviç ka mbyllur aventurën me Juventusin dhe do të vijojë karrierën në Turqi, te Beshiktashi. Klubi turk ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit serb, i cili ka firmosur një kontratë trevjeçare.
Vlahoviç do të jetë pjesë e Beshiktashit nga sezoni 2026-2027 deri në fund të sezonit 2028-2029, ndërsa marrëveshja i garanton një pagë prej 7.5 milionë eurosh neto në sezon.
Sulmuesi serb largohet nga Juventusi pas një periudhe ku e ardhmja e tij në Torino ishte kthyer në një nga çështjet e diskutuara. Rinovimi me klubin italian nuk i ofroi kushtet që kërkonte lojtari, ndërsa në garë për shërbimet e tij ishin edhe disa klube angleze.
Beshiktashi e ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes një njoftimi zyrtar, duke konfirmuar edhe detajet e kontratës.
“Mirë se vjen te Beshiktash, Dushan Vlahoviç!”, shkruan klubi turk në njoftimin për afrimin e sulmuesit.
Me këtë lëvizje, Vlahoviç nis një kapitull të ri në karrierë, këtë herë në kampionatin turk, ndërsa Beshiktashi siguron një prej emrave më të njohur të merkatos së kësaj vere.
Lexo edhe
SPORT
Tërmet te Milani/ Amorim nxjerr në shitje tre yje të skuadrës

Messi rikthehet në fushë pas humbjes së babait, pritet me ovacione nga i gjithë stadiumi

Strakoshën e aktivizojnë për ta bërë hero, por në fund shkruan historinë portieri tjetër shqiptar

Gjendet i pajetë në banesën e tij ish-futbollisti Agim Bubeqi, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh

PSG-Aston Villa/ Francezët e kanë shumë të lehtë, Kvaratskhelia shënon pas 20 minutash lojë

Lazio nuk përmbahet, pas Frattesit, romanët hedhin sytë nga Icardi

Zbulohet vendi ku mund të jetë martuar Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez

Ronaldo lë pas rivalitetin, ngushëllon Messin për ndarjen nga jeta të babait





