Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë...
SPORT

Zyrtari i federatës amerikane kritikon Trumpin dhe Infantinon: Futbolli nuk duhet të përzihet me politikën

P
Piranjat20 July 2026, 09:08 · 2 min lexim
Zyrtari i federatës amerikane kritikon Trumpin dhe Infantinon: Futbolli nuk

Vetëm pak orë para finales së Kupës së Botës, një përplasje e fortë publike ka tronditur skenën e futbollit ndërkombëtar. Nënkryetari i federatës amerikane të futbollit (US Soccer), Nathan Goldberg Crenier, ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump dhe kreun e FIFA-s, Gianni Infantino.

Në një editorial të publikuar në gazetën britanike *The Guardian*, me titullin “Pakti faustian i Infantinos me Trumpin ka njollosur skenën më të madhe të futbollit”, Goldberg Crenier ka shprehur shqetësimin e tij për lidhjen mes drejtimit të FIFA-s dhe politikës amerikane.

Sipas tij, bashkëpunimi mes Infantinos dhe Trumpit ka dëmtuar imazhin e futbollit dhe ka krijuar një precedent të rrezikshëm për sportin më të ndjekur në botë.

“Infantino u përpoq të ushtronte ndikim te lideri amerikan, por në të kundërt përfundoi duke përfshirë futbollin në politikë dhe duke dëmtuar besueshmërinë e këtij sporti”, ka shkruar zyrtari i US Soccer.

Goldberg Crenier ka pranuar se Kupa e Botës mund të mbahet mend si një sukses i madh financiar dhe organizativ, por sipas tij, asnjë shifër ekonomike nuk mund të fshijë atë që ai e konsideron si një “njollë morale” mbi turneun.

“Drejtuesit e futbollit kanë detyrën të mbrojnë sportin dhe të shpëtojnë FIFA-n duke kundërshtuar një vizion egoist dhe utilitar të futbollit”, është shprehur ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.