AKTUALITET

AKEP: Depërtimi i internetit me linja fikse në familjet shqiptare vijoi rritjen! Hendeku mes zonave urbane dhe rurale ende i madh

n.f Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 14:23
AKEP: Depërtimi i internetit me linja fikse në familjet shqiptare
Foto ilustruese

TIRANË- Depërtimi i internetit me linja fikse në familjet shqiptare vijoi rritjen edhe vitin e kaluar, por hendeku mes zonave urbane dhe atyre rurale vazhdon të jetë i konsiderueshëm. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në vitin 2023 shkalla e depërtimit të linjave të internet me brez të gjerë me rrjete fikse ishte rreth 88% për familje dhe 22.9% për popullsi.

Duke iu referuar të dhënave të AKEP, shkalla e depërtimit të internetit për familjet është rritur me shtatë pikë pikë përqindje gjatë vitit të kaluar, ndërsa për popullsinë rritja ishte rreth dy pikë përqindje. Krahasimi mes zonave urbane dhe atyre rurale vazhdon të tregojë diferenca të mëdha. AKEP vlerëson se në zonat urbane rreth 34% e popullsisë ka akses në internet, ndërsa në zonat rurale ky akses nuk shkon më shumë se 9%. Për zonat urbane, shkalla e depërtimit të internetit është rritur me tre pikë përqindje, ndërsa për ato rurale ky depërtim ka ngelur i pandryshuar krahasuar me vitin 2022.

Bazuar në të dhënat rajonale në 2023 vërehet se qarqet me normat më të larta të depërtimit të internetit në zonat urban janë Tirana dhe Korça, përkatësisht me nga 50% dhe 34%. Nga ana tjetër, depërtimi më i ulët i internetit për zonat urbane raportohet në qarqet e Dibrës, Kukësit dhe Lezhës, poshtë nivelit të 20%.

Ndërkohë, për sa u takon zonave rurale, depërtimin më të lartë të internetit me linja fikse e ka qarku i Durrësit, me rreth 15%, i ndjekur nga Korça dhe Shkodra me nga 12%. Niveli më i ulët i depërtimit të internetit në zonat rurale raportohet në qarkun e Vlorës, me afërsisht 5%.

Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në dekadën e fundit ka shfaqur një tendencë të vazhdueshme në rritje dhe konkurrencë të lartë mes operatorëve, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe ku janë përqendruar edhe investimet e operatorëve në infrastrukturë rrjeti.

Zhvillimi i infrastrukturës broadband në zonat rurale dhe të largëta frenohet nga mungesa e stimujve për të investuar. Deri më sot, në Shqipëri nuk ekziston një fond për shërbimin universal ose një mekanizëm për kontribut me fonde publike për ndërtimin e infrastrukturës së këtij lloji. Sigurimi dhe ndërtimi i infrastrukturës broadband është i varur nga investimet private të operatorëve të rrjeteve të telekomunikaconit.

Shtrirja e infrastrukturës së telekomunikacionit është e kushtueshme, veçanërisht në ato zona ku ka shumë pak ose aspak infrastrukturë të mëparshme, ku densiteti i popullsisë është i ulët ose ku aksesi për shkak të vështirësive gjeografike është tepër i vështirë. Në këto zona, operatorët kanë pak ose aspak interes për të investuar në infrastrukturë, sepse tarifat mesatare janë të ulëta dhe pritjet për një kthim nga investimi janë të dobëta, në kushtet e mungesës së fuqisë blerëse.

Në fund të vitit 2023 numri i sipërmarrësve që ofronin shërbime komunikimi nga rrjetet fikse në Shqipëri ishte 252. Pjesa më e madhe e operatorëve alternativë janë të vegjël dhe me prani shumë të kufizuar rrjeti në zona urbane apo atyre rurale afër qendrave urbane. Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve të shërbimit të internetit me linja fikse në fund të vitit 2023 arriti në 631 mijë, në rritje me 8% krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2023, trafiku i internetit broadband nga rrjete fikse arriti në rreth 1.25 miliardë GB ose rreth 24% më shumë se viti 2022. Volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.6 miliardë lekë, me një rënie prej 9.2% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, sipas AKEP, rënia e volumit të tregut nuk është shkaktuar nga tendencat e biznesit, por nga riklasifikimi i të ardhurave të dy sipërmarrësve të veçantë, të ardhurat e të cilëve janë kundërshtuar në proces gjyqësor për tu mos u klasifikuar si të ardhura të gjenerura nga ofrimi i komunikimeve elektronike në Shqipëri (për vitin 2022 të ardhurat e raportuara nga sipërmarrësit e mësipërm ishin rreth 1.3 miliardë lekë)./ Monitor

akep internet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë