“Nuk doja ta bëja”/ Rrëfimi i italianit që vrau shqiptarin dhe fshehu trupin në pus: U ndjeva i kërcënuar
“ Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”. Këto janë fjalët e Daniele Sartinit, 29-vjeçari...
“ Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”. Këto janë fjalët e Daniele Sartinit, 29-vjeçari...
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur ...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka akuzuar organet e drejtësisë se përqendrojnë vëmend...
Pas gati 22 vitesh në hapësirë, duke studiuar disa prej fenomeneve më spektakolare të Universit, observatori hapësinor i NASA-s, N...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tokio të Japonisë, ku një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, ...
Aleksandar Vuçiç e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e u...
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën...
Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë,...
Fushata e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston t...
Gratë janë ende të nën-përfaqësuara në politikën amerikane, por në zgjedhjet më 3 nëntor, ato mund t&eum...
Autoritetet holandeze kanë ofruar një shpërblim rekord prej 2 milionë eurosh për çdo informacion që do të çojë në arrestimin e Jos Leijdekkers, një prej trafikantëve më të kërkuar të drogës në Europë. 35-vjeçari, i njohur edhe me nofkën “Bolle Jos” (Josi i shëndoshë), është cilësuar më parë nga policia holandeze si “një nga figurat kryesore të trafikut ndërkombëtar të kokainës”.
Duke komentuar vendimin për rritjen dhjetëfish të shpërblimit, ministri holandez i Drejtësisë, David van Weel, deklaroi se kjo ishte “e domosdoshme, duke pasur parasysh kërcënimin që Leijdekkers përbën për sigurinë kombëtare, shtetin tonë demokratik të së drejtës dhe rendin juridik ndërkombëtar”.
Sipas prokurorëve holandezë, arrestimi i tij është “prioriteti më i lartë”, ndërsa çdo informacion i dhënë nga qytetarët do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.
Dyshohet se fshihet në Sierra Leone me identitet të rremë
Jos Leijdekkers është përfshirë në listën e Europolit si një nga personat më të kërkuar në arrati. Sipas BBC-së, në janar të vitit 2025, policia holandeze bëri të ditur se dyshohet që ai jeton në Sierra Leone dhe përdor një identitet tjetër, me emrin Omar Sherrif.
Madje, janë publikuar edhe fotografi ku ai shfaqet pranë presidentit të vendit, Julius Maada Bio, si dhe zyrtarëve të tjerë.
Prokurorët holandezë kanë kërkuar ekstradimin e tij, por Sierra Leone ka refuzuar të bashkëpunojë. Kjo ka bërë që Bashkimi Europian të ndërpresë një pjesë të ndihmës për këtë shtet.
Afrika Perëndimore konsiderohet një pikë e rëndësishme tranziti për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt tregjeve të tjera.
I dënuar me 24 vite burg për trafikimin e mbi 7 tonëve kokainë
Në vitin 2024, një gjykatë në Roterdam e dënoi Leijdekkers në mungesë me 24 vite burg, pasi e shpalli fajtor për trafikimin kontrabandë të më shumë se shtatë tonëve kokainë. Ai është dënuar gjithashtu me 79 vite burg në Belgjikë.
Autoritetet holandeze vlerësojnë se Leijdekkers ka përfituar dhjetëra miliona euro nga trafiku i paligjshëm i kokainës. Ai akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe përfshirje në akte dhune ekstreme. /PiranjatNews/
Shtetet e Bashkuara votojnë më 3 nëntor në zgjedhje që do të përcaktojnë ekuilibrin politik në Uashington për ...
Kërcënimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të goditur përsëri Iranin i përball aleatët e Gjirit të ...
Një histori e pazakontë por me vështirësi financiare ka tërhequr vëmendjen në një emisioni amerikan ku një 20-vje&c...
Në fazën e fundit të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, J.D. Vance theksoi rëndësinë e zgjedhjeve, duke i përshkrua...
Sulme kibernetike ndaj frigoriferëve të supermarketeve në Europë, temperaturat u ngritën deri në 70 gradë, tonelata ushqime p...
Autoritetet spanjolle kanë identifikuar 66 nga 69 personat e vrarë në aksidentin e trenit me shpejtësi të lartë javën e kalua...
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror rus ndaj një qendre...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Alpet Austriake, ku dy alpinistë gjermanë braktisën shokun e tyre 20-vje&c...
Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O'Leary, deklaroi të hënën se nuk dëshiron të bëjë paqe me manjatin e teknologjisë...
Ishte vetë presidenti amerikan Donald Trump ai që, në një intervistë për gazetën “New York Post”, shpjegoi strate...