AKTUALITET

Lëkundjet e tërmetit, eksperti qetëson qytetarët: Ja çfarë po ndodh në të vërtetë!

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2026, 11:30

Lëkundjet e tërmetit, eksperti qetëson qytetarët: Ja

Një seri lëkundjesh sizmike të njëpasnjëshme kanë goditur ditët e fundit disa zona të vendit, përfshirë Korçën, Devollin dhe Elbasanin, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë te qytetarët. Lëkundjet me magnitudë relativisht të ulët, por të shpeshta, kanë ngritur pyetjen nëse vendi rrezikon një tërmet më të fuqishëm.

Sipas sizmologut Besian Rama, aktiviteti i regjistruar është normal dhe i pritshëm për Shqipërinë, e cila njihet si një zonë me aktivitet sizmik të moderuar. Zona si ajo e Korçës, Durrësit dhe Elbasanit, kanë një historik të lëkundjeve të përsëritura.

“Ky është një aktivitet i pritshëm për zonat të cilat kanë këtë tip aktiviteti,” u shpreh Rama, duke shtuar se tërmetet me magnitudë deri në 5 ballë janë karakteristikë për këto rajone.

Në mënyrë paradoksale, këto tërmete të vogla konsiderohen pozitive nga ekspertët.

Besian Rama shpjegon se lëkundje të tilla shërbejnë për çlirimin gradual të energjisë së akumuluar në thellësi të tokës. “Energjia sizmike e akumuluar në këto thyerje çlirohet më lehtësisht dhe nuk akumulon energji për tërmete më të mëdha,” thekson ai.

Kjo do të thotë se frekuenca e lëkundjeve të vogla ul mundësinë e ndodhjes së një tërmeti të madh dhe shkatërrues.

Shqipëria disponon një rrjet monitorimi sizmik mjaft të mirë, i cili funksionon në bashkëpunim edhe me vendet fqinje. Ky sistem mundëson lokalizimin e saktë të tërmeteve dhe njoftimin në kohë reale të autoriteteve përgjegjëse, si Emergjencat Civile.

Megjithatë, eksperti bën dallimin mes monitorimit dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm, të cilat kërkojnë një teknologji dhe infrastrukturë shumë më komplekse.

Këshilla kryesore për qytetarët është ruajtja e qetësisë dhe shmangia e panikut.

“Gjëja kryesore që nuk duhet bërë gjatë një tërmeti është paniku,” pohon Rama. Siguria më e madhe, sipas tij, qëndron te ndërtesat e sigurta dhe të ndërtuara sipas standardeve.

Qytetarët këshillohen gjithashtu që të raportojnë çdo dëmtim strukturor të banesave të tyre tek autoritetet kompetente për të parandaluar probleme më të mëdha në të ardhmen.

SHPJEGIMI I PLOTË I SITUATËS SIZMIKE NGA SIZMOLOGU BESIAN RAMA

Besian Rama: Po duke marrë parasysh që Shqipëria është një zonë me aktivitet të moderuar, pra ka tërmete të magnitudave mesatare që shkojnë te katër deri te pesa, ky është një aktivitet i pritshëm për zonat të cilat kanë këtë tip aktiviteti, zona e Korçës, zona e Durrësit, zona e Elbasanit, kanë një aktivitet të... kanë aktivitet i cili është i përsëritshëm dhe është i ndjeshëm si nga njerëzit dhe i dokumentuar nga pajisjet tona. Këto zona kanë këtë aktivitet, është periudha aktualisht në të cilën ka edhe shira të tepërt të cilat mund të ndikojnë në ujërat nënujore dhe çlirimin e tërmeteve në këto zona, por është diçka normale, diçka e pritshme dhe diçka që këto zona e kanë karakteristikë për tipin e sizmicitetit të cilin përfaqësojnë.

A është kjo një seri e zakonshme sizmike apo ka edhe një shenjë për rrezik më të lartë të tërmeteve të fuqishme në vend, ndoshta, nuk e di. Si shpjegohet kjo?

Besian Rama: Siç thashë, këto janë aktivitete sizmike normale për zonat përkatëse. Ju rikujtoj që vjet po në Korçë kishte një aktivitet të ngjashëm që nisi me magnitudë 4.4, pati një sërë pasgoditjesh edhe u shua bazuar mbi kurbat normale të shuarjes së aktivitetit sizmik. Është shumë mirë që ne të kemi më aktivitet sizmik me magnituda të këtilla, sepse energjia sizmike e akumuluar në këto thyerje, në këto mikrothyerje ose zona thyerjesh, çlirohet më lehtësisht dhe nuk akumulon energji për tërmete më të mëdhenj. Pra ne, ne urojmë dhe presim që zonat sizmike të njohura në vendin tonë të kenë tërmete të këtilla që mund të shkojnë deri në magnitudë pesë, që për njerëzit mund të jetë shpeshherë e frikshme, por për pjesën e tektonikës dhe aktivitetit sizmik është mirë për çlirimin e energjisë sizmike, duke ulur mundësinë e tërmeteve me magnituda më të mëdha.

Që do të thotë, lidhen ato me të njëjtën pllakë tektonike apo janë fenomene të pavarura?

Besian Rama: Ideja e pllakës tektonike është shumë e gjerë. Shqipëria është në një pllakë të vetme tektonike, por ka disa thyerje dhe zona mikrothyerjesh, të cilat nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me njëra-tjetrën, por ndikojnë duke marrë parasysh që sforcimi dhe çlirimi i energjisë në njërën thyerje mund të akumulojë tension dhe energji në një thyerje tjetër. Por nuk janë domosdoshmërisht të lidhura që aktivizimi i një thyerje të çojë domosdoshmërisht në aktivizimin e një thyerje tjetër, sepse nuk funksionojnë kështu. Brenda një të njëjtës thyerje ne kemi, ne presim që ngjarje të ndodhin përgjatë thyerjes ose në anët e saj, por jo nga një thyerje të shkojë në një thyerje tjetër pa, nëse nuk arrihet akumulimi i energjisë në të cilin, i cili do të çojë në çlirimin e saj me anë të një tërmeti.

Që do të thotë, nuk ka një rrezik që këto lëkundje ta çojnë një tërmet edhe më të fuqishëm?

Besian Rama: Zona të ndryshme dhe thyerje të ndryshme kanë tipologji sizmiciteti të ndryshme. Ky sizmicitet i cili përcaktohet nga para-goditje, goditje kryesore dhe pasgoditje. Ka zona të cilat karakterizohen nga sizmicitet swarms, pra kemi një sërë tërmetesh të cilat janë të shpërndara në një zonë thyerjesh ose mikrothyerjesh. Dhe ka dhe sizmicitet në të cilin ne kemi një aktivitet, një ngjarje kryesore dhe pastaj kemi një sërë pasgoditjesh. Nëse, zona e Korçës kryesisht karakterizohet me tipin e aktivitetit të swarmeve, pra kemi një ngjarje kryesore dhe kemi një seri tërmetesh që janë përreth kësaj zone thyerjesh dhe këtij, kësaj epiqendre. Pra, pak a shumë ne nuk presim që të kemi aktivitet më të madh, por kjo normalisht nuk është një diçka e përcaktuar.

Por edhe nuk ka nevojë për panik sepse ajo është një zonë e cila ka pasur tërmete, njerëzit janë në dijeni të aktivitetit të tyre, autoritetet janë gjithmonë në alert për këtë. Ne ofrojmë informacion në kohë reale në të gjithë autoritetet, pra si në pranë emergjencave civile ashtu dhe me autoritetet lokale, duke marrë parasysh që ne kemi stacione nëpër të, nëpër gjitha qytetet dhe marrim informacion dhe japim informacion tek këta. Kështu që, gjëja kryesore është që në qoftë se përgjatë kësaj periudhe ju, njerëzit kanë vënë re, kanë problematika, të drejtohen autoriteteve, të drejtohen burimeve të emergjencave civile, nëse ka nevojë për asistencë, nëse ka dëme pranë tyre, që këto dëmtime të mos akumulohen dhe pastaj të sjellin dëmtime edhe më problematike, si në ndërtesa, si në objekte, si në njerëz.

Si do i vlerësonit ju sistemet sizmike të monitorimit në Shqipëri?

Besian Rama: Ne kemi një rrjet goxha të mirë duke marrë parasysh të gjithë rrjetet në rajonin tonë. Ne kemi bërë bashkëpunime me të gjitha vendet përreth nesh duke ndarë të dhëna dhe duke marrë të dhëna, duke krijuar një rrjet i cili, në qoftë se ju shikoni pas meje, është mjaftueshëm i dendur për të monitoruar të gjitha aspektet e aktivitetit sizmik, si aktivitetin normal i cili bazohet mbi lokalizimin e tërmeteve, ashtu edhe me përcaktimin e aspekteve të ndryshme që janë në akselerometrik dhe inxhinier, inxhiniero-sizmologjik. Është një rrjet i cili i mbulon të gjitha nevojshmëritë që ka një vend për të paraqitur në këtë fazë aktivitetin real i cili ndodh edhe monitorohet prej nesh. Normalisht ka gjithmonë nevojë për më shumë, ka nevojë për informacione më të detajuar, por për këtë qëllime, rrjeti jonë është plotësisht i aftë që t'i monitorojë dhe t'i raportojë.

Që do të thotë, janë të mjaftueshme për të kapur sinjale të hershme dhe të nevojshme?

Besian Rama: Ideja e sinjaleve të hershme bazohet me një teknologji e cila ka nevojë për një rrjet shumë më të gjerë dhe ka nevojë për mbështetje dhe suporte jo vetëm nga ana jonë, por edhe nga shumë faktorë të tjerë të cilat mund të ndikojnë në atë që quhet early warning ose paralajmërimi i hershëm. Por për monitorimin, lokalizimin dhe njoftimin e autoriteteve përkatëse, ne jemi plotësisht në gjendje ta realizojmë me këto kapacitete që kemi.

Cilat janë këshillat kryesore për qytetarët në Shqipëri për t'u qetësuar dhe ndoshta edhe për t'u përgatitur nëse ndodhen përballë një lëkundje sizmike?

Besian Rama: Siç thashë, ne jemi një vend me aktivitet sizmik goxha të ndjeshëm dhe njerëzit kanë kaluar disa tërmete, popullsia ka ndjerë disa lloje tërmetesh me shkallët e tyre të ndryshme dhe pak a shumë e dinë se si duhet të përballohen. Gjëja kryesore që nuk duhet gjatë një tërmeti është paniku. Dhe gjëja e parë që ne nuk duam përpara një tërmeti është që njerëzit të kenë frikë nga tërmeti sepse ne jetojmë me të, është një lëvizje natyrale dhe është një lëvizje që ne si sizmologë e duam në këto shtresa, deri në këto marzhe, deri në magnitudë pesë, që ne të kemi një aktivitet sa më normal dhe energjia sizmike të çlirohet. Pra është më se normale që t'i kemi dhe ajo që duhet njerëzit të investojnë është të kenë struktura më të sigurta. Dhe për aq kohë sa ata janë të sigurt për strukturat që kanë, atëherë nuk ka asgjë për panik dhe nuk ka asgjë për t'u frikësuar dhe për të përjetuar në moment, në mënyra të pakënaqshme një ngjarje sizmike, që është më se normale dhe më se natyrale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë