AKTUALITET

AKEP propozon tarifat e reja: Të paguhen nga operatorët e komunikimeve elektronike dhe postare

M.B. Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 07:30

AKEP propozon tarifat e reja: Të paguhen nga operatorët e komunikimeve

TIRANA- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përgatitur një dokument që përcakton tarifat e reja që do të paguhen nga operatorët e tregut, për disa shërbime të parashikuara në ligjin e ri “Për komunikimet elektronike”, që u miratua vitin e kaluar. Ligji i ri përmban një sërë përcaktimesh të reja në lidhje me buxhetin dhe financimin e AKEP si dhe parime për tarifat që paguajnë sipërmarrësit për të mbuluar kostot administrative të AKEP për të kryer funksionet e tij rregullatore dhe mbikëqyrëse.

Sipas nenit 26 të ligjit të ri, para fillimit të aktivitetit, çdo sipërmarrës njofton AKEP sipas një formulari të miratuar. Për ushtrimin e të drejtave, që rrjedhin nga autorizimi i përgjithshëm, sipërmarrësi i autorizuar nuk ka nevojë për marrjen e një vendimi apo akti administrativ të posaçëm nga AKEP. Ligji parashikon që AKEP i regjistron operatorët ose ofruesit e shërbimeve në bazën e të dhënave elektronike brenda shtatë ditëve nga marrja e njoftimit dhe njofton regjistrimin e tyre me shkrim. AKEP më tej miraton me rregullore formën dhe përmbajtjen e njoftimit, dokumentacionin mbështetës dhe konfirmimin e regjistrimit.

Sipas propozimeve të AKEP, Certifikata e Konfirmimit të Njoftimit/Regjistrimit do të lëshohet për çdo sipërmarrës, pas njoftimit dhe regjistrimit në Regjistrin e Autorizimit të Përgjithshëm, sipas pikës 5 të Nenit 27 të Ligjit “Për komunikimet Elektronike”. Për shërbimin, AKEP propozon një tarifë prej 50 mijë lekësh. Tarifa do aplikohet vetëm një herë për regjistrimin e parë të sipërmarrësit në regjistrin e ri të Autorizimit të Përgjithshëm.

Ndërsa lëshimi i Certifikatës së Konfirmimit të Ndryshimeve të të dhënave në regjistrin e autorizimit të përgjithshëm propozohet të ketë një tarifë prej 20 mijë lekësh. Certifikata lëshohet në rastet e njoftimit nga sipërmarrësi të ndryshimeve të ndodhura në informacionin e dhënë fillestar ose atë pararendës.

Një shërbim i tretë i propozuar në projektrregullore do të jetë lëshimi i Deklaratës ose Certifikatës së Konfirmimit për lehtësimin e ushtrimit të të drejtave për instalimin e faciliteteve dhe interkoneksion do të ketë gjithashtu një tarifë prej 50 mijë lekësh.

Synojnë të mbulojnë kostot administrative shtesë të AKEP në lidhje me regjistrimin për herë të parë të sipërmarrësve në regjistrin e ri të Autorizimit të Përgjithshëm dhe punën rregullatore për përgatitjen dhe zbatimin e akteve nënligjore. Gjithashtu, AKEP vlerëson se ato janë transparente dhe proporcionale, për të minimizuar kostot administrative shtesë të AKEP për shqyrtimin e cdo njoftimi për herë të parë sipas AP të re si dhe cdo ndryshimi të mëvonshëm në njoftimin nga sipërmarresi përkatës. Sipas AKEP, janë të arsyeshme dhe nuk përbëjnë barrë të rëndë apo të tepërt financiare për sipërmarrësit e rrjeteve ose shërbimeve të komunikimeve elektronike./ Monitor

akep

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë