AKTUALITET

AKEP: Tregu i internetit, me rritje në tremujorin e parë

M.B. Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 10:08
AKEP: Tregu i internetit, me rritje në tremujorin e parë
Foto ilustruese

TIRANA- Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse vijoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve në fund të muajit mars arriti në më shumë se 634 mijë, në rritje me 0.3% krahasuar me fundin e vitit 2023 dhe me 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga AKEP, në fund të tremujorit të parë, tregu kryesohej përsëri nga One Albania, që raportonte pothuajse 145 mijë abonentë në shërbimin e internetit me brez të gjerë, shifër që përbën afërsisht 22.8% të numrit të përgjithshëm të abonentëve të tregut. One Albania e ka rritur numrin e abonentëve me 12.2% krahasuar me një vit më parë.

Pas bashkimit mes dy operatorëve mes One telecommunications dhe Albtelecom, kompania e re, One Albania ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë e saj në segmentin e shërbimeve fikse. Pasi pati humbur kryesimin e tregut në vitin 2022, prej vitit të kaluar One i është kthyer rritjes me ritme të larta dhe ka lënë përsëri mbrapa Vodafone Albania.

Vodafone Albania në fund të tremujorit të parë raportonte afërsisht 128 mijë abonentë, në rënie të lehtë krahasuar me fundin e vitit 2023 dhe me një rritje prej 1.4% krahasuar me një vit më parë. Vodafone mban vendin e dytë në tregun e internetit, me 20.1% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

Kompanitë e tjera janë ende larg dy aktorëve mbizotërues në treg. E treta pozicionohet ASC (Tring), me 9.6% të numrit të abonentëve, e ndjekur nga Abissnet, me 6.9%, Digicom, me 5.2% dhe Nisatel, me 4%. ASC dhe Abissnet, ashtu si Vodafone, kanë raportuar rritje vjetore mjaft modeste, me më pak se 1%. Ndërohë, Digicom dhe Nisatel paraqiten në rritje dyshifrore të numrit të abonentëve, përkatësisht me 18.4% dhe 12%.

Në këtë treg veprojnë edhe një numër i konsiderueshëm operatorësh më të vegjël rajonale dhe lokalë, që, të marrë së bashku, sipas vlerësimeve të AKEP, zotërojnë afërsisht 28% të numrit të përgjithshëm të abonentëve. Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në dekadën e fundit ka qenë mjaft konkurrues, sidomos në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe ku janë përqendruar edhe investimet e operatorëve në infrastrukturë rrjeti.

Volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.6 miliardë lekë, me një rënie prej 9.2% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, sipas AKEP, rënia e volumit të tregut nuk është shkaktuar nga tendencat e biznesit, por nga riklasifikimi i të ardhurave të dy sipërmarrësve të veçantë, të ardhurat e të cilëve janë kundërshtuar në proces gjyqësor për tu mos u klasifikuar si të ardhura të gjenerura nga ofrimi i komunikimeve elektronike në Shqipëri (për vitin 2022 të ardhurat e raportuara nga sipërmarrësit e mësipërm ishin rreth 1.3 miliardë leke).

Rreth 78% e të ardhurave të tregut të shërbimeve nga linjat fikse gjenerohen nga 7 operatorët kryesorë të tregut, ku kryeson One Albania, me 35%, i ndjekur nga Vodafone me 23%, ASC me 7%, Digicom me 5%, Abissnet dhe Nisatel me 3%. Operatorët e tjerë, të marrë së bashku, vlerësohet se zotërojnë rreth 22% të të ardhurave të këtij tregu.

AKEP vlerëson se rreth 87% e familjeve shqiptare kishin internet me linja fikse në fund të vitit të kaluar. Mbështetur në vlerësimet e AKEP, norma e penetrimit të aksesit broadband nga rrjetet fikse për familje u rrit me afërsisht 6 pikë përqindje vitin e kaluar./Monitor

interneti

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë