AKTUALITET

'VRASËSI i grave"/ Liroi Dan Hutrën, ILD përfundon verifikimin për gjyqtarin, VENDIMI: Ishte në përputhje me ligjin

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Maj 2023, 11:28

'VRASËSI i grave"/ Liroi Dan Hutrën, ILD përfundon

TIRANË- Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka sqaruar akuzat e bëra për lirimin e Dan Hutrës nga burgu pas vrasjes së gruas së parë, i cili në 1 mars të këtij viti ka vrarë 3 gra dhe plagosur tre të tjera, ndër të cilat, bashkëjetuesja e tij. Pas ngjarjes së rëndë të ndopdhur në mars u hodhën akuza ndaj institucioneve të drejtësisë pasi dyshohej se kishin liruar padrejtësisht Dan Hutrën.

Në reagimin ILD thuhet se Hutra, rezulton se lirimi është rrjedhojë e një procesi gjyqësor me objekt “Kërkesë për shuarje mase sigurimi”, dhe vendimmarrja e gjyqtarit G. H. ka qenë në përputhje me ligjin, pasi i dënuari kishte përmbushur periudhën e dënimit me qëndrimin në paraburgim.

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka përfunduar verifikimin e nisur kryesisht, të informacionit të bërë publik në media, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë më 1 Mars 2023, ku si pasojë e veprimeve të kryera nga shtetasi Dan Hutra, 3 gra kanë humbur jetën dhe janë plagosur tre të tjera, ndër të cilat, bashkëjetuesja e tij.

ILD vlerëson paraprakisht se faktet (veprimet apo mosveprimet e magjistratit), të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas kërkesave të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, nuk janë vetëm ato që parashtrohen në bazë të një informacioni publik, por janë ato që analizohen nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, apo vlerësohen në bazë të një procesi verifikimi apo hetimit disiplinor. Në bazë të një informacioni publik mund të paraqiten një tërësi faktesh, të cilat pretendohet se kanë ndodhur dhe që përbëjnë shkelje disiplinore, por Inspektori i Lartë i Drejtësisë, mund të bëjë një cilësim të saktë apo të ndryshëm të fakteve dhe veprimeve, që lidhen me shkeljen disiplinore, pa u lidhur me përcaktimin, që mund të pretendohet në këtë informacion publik.

Në funksion të verifikimit të këtij rasti, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka administruar të dhëna shtesë dhe dokumentacionin përkatës nga Prokuroria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe nga Drejtoria e Burgjeve.

Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike për lirimin nga burgu të shtetasit Dan Hutra, rezulton se lirimi është rrjedhojë e një procesi gjyqësor me objekt “Kërkesë për shuarje mase sigurimi”, dhe vendimmarrja e gjyqtarit G. H. ka qenë në përputhje me ligjin, pasi i dënuari kishte përmbushur periudhën e dënimit me qëndrimin në paraburgim.
Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike lidhur me gjykimin e shkurtuar për shtetasin Dan Hutra, për veprën penale “Dhunë në familje”, rezulton se gjyqtari G.H. në ushtrim të kompetencave të  tij për çmuarjen e vlefshmërisë së një akti procedural, sipas rregullimit përkatës në Kodin e Procedurës Penale, ka përfshirë edhe qëndrimin e të pandehurit për njohje të kërkesës së prokurorit R.K., duke pranuar gjykimin e shkurtuar, si gjykim në gjendjen e akteve të ndodhura në fashikullin e prokurorit me zgjedhjen e të cilit, i pandehuri heq dorë nga debati për provat, kërkesat për pavlefshmëri, duke pranuar që të gjykohet mbi bazën e të dhënave të marra në fazën e hetimeve paraprake, e përfituar për rrjedhojë ulje në masën 1/3 të dënimit, nëse dënohet.
Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike për masën e dënimit të Dan Hutrës me 1 vit e 6 muaj burg, rezulton se kërkesa e prokurorit dhe vendimmarrja e gjyqtarit janë konform diskrecionit ligjor të magjistratit, në përcaktimin e masës së dënimit, bazuar në faktet e përcjella, përfshi dënimin e mëparshëm të të pandehurit për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe marzhin e sanksionit, që legjislatori ka përcaktuar për veprën penale “Dhunë në familje” (Neni 130/a/1 i Kodit Penal),   vendimmarrje   e   konfirmuar   edhe   në   Gjykatën   e   Apelit   të   Juridiksionit   të Përgjithshëm.
Në lidhje me mosadministrimin e dëshmisë së penalitetit, referuar analizës për individualizimin e dënimit, në kushtet kur në kuadër të rrethanës rënduese sipas nenit 50/1/ç  të K.Penal, është marrë në konsideratë dënimi i mëparshëm i të pandehurit lidhur me vrasjen e bashkëshortes së tij, çmohet se mungesa e konstatuar e administrimit të dëshmisë së penalitetit nuk mund të vlerësohet si mospërmbushje e funksionit gjatë gjykimit, në kuadër të shkeljes disiplinore sipas përcaktimeve të nenit 101 dhe neni 102, pika 1 shkronja “ç” e ligjit me nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në analizë të dokumentacionit të administruar rezultoi se në lidhje me procedurat ligjore të ndjekura gjatë hetimit, gjykimit apo fazës së ekzekutimit të çështjes penale të regjistruar në vitin 2022, në emër të shtetasit D.H. për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, si dhe procedurat ligjore të ndjekura gjatë hetimit, gjykimit apo fazës së ekzekutimit të çështjeve të tjera të mundshme penale të regjistruara në emër të shtetasit D.H., nuk konstatohen veprime apo mosveprime të magjistratëve, të cilat i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një dyshim të arsyeshëm, i cili justifikon fillimin e hetimit disiplinor sipas kërkesave të nenit 122, pika 1 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Në këto kushte, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në mbështetje të nenit 120 dhe 121, pika 2, shkronja “a” e ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nenit 204, pika 1, shkronja “j” dhe nenit 2014 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, ka vendosur arkivimin pas verifikimit kryesisht të informacionit të bërë publik në media në lidhje me procedurat ligjore të ndjekura gjatë hetimit, gjykimit apo fazës së ekzekutimit të çështjeve penale të regjistruara në emër të shtetasit Dan Hutra.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë