Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

6 vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbylljes financiare, por jo i përfunduar në terren. Qeveria ka shpenzuar 131 miliardë lekë dhe raporton se 90% e projekteve janë ndërtuar. Megjithatë, zvarritjet dhe mungesa e transparencës vijojnë të mbajnë pezull ende mijëra familje që janë pa çati mbi kokë.
Financimi për rindërtimin, i cili nisi me hov të madh pas tërmetit tragjik të 2019-s, po i afrohet mbylljes. Pas gjashtë vitesh, me një faturë mbi 131 miliardë lekë shpenzimesh, qeveria do të ndalë financimin në fund të 2026. Buxheti i shtetit nuk planifikon më asnjë lek për rindërtimin pas vitit të ardhshëm.
Pas një sërë afatesh të humbura dhe zvarritjesh të pafundme, qeveria planifikon se fundi i vitit 2026 është “mbyllja” zyrtare e programit të rindërtimit. Sipas Ministrisë së Financave, programi do të mbyllet me 5 miliardë lekë të planifikuara në buxhetin e vitit 2026.
“Kur sot thuhet se 2026-a do të jetë viti i fundit, kuptohet më shumë si një mbyllje formale sesa si një fund i natyrshëm i punëve.
Sepse edhe tani mbeten zona ku punimet nuk kanë përfunduar, projekte që varen nga leje të tjera, apo shtëpi individuale në fshatra që përfundojnë gjithmonë të fundit në listë. “- thotë për Faktoje.al Eduard Gjokutaj, ekspert për ekonominë.
Sipas tij, shifrat tregojnë historinë e një procesi që nuk u përshpejtua, por u lodh.
“Një histori ku koha u kthye në barrën kryesore, dhe ku mbyllja nuk vjen si sukses, por si fund i natyrshëm i një administrimi të dobët, që u tërhoq zvarrë deri sa nuk mbeti më shumë për të zvarritur.”- përfundon Gjokutaj.
Tre vitet e para ishin “epoka e artë” e fondeve. Në 2020 dhe 2021, qeveria financoi 32 dhe 35 miliardë lekë për rindërtimin. Në 2022, financimi ra në 28.8 miliardë lekë, ndërsa në 2023 u përgjysmua në 16.2 miliardë.

Burimi: Ministria e Financave
Rënia vazhdoi me të njëjtin ritëm. Vetëm 9 miliardë lekë në 2024 dhe 5 miliardë në 2025 e po aq në 2026.
90 % e projekte të përfunduara
Teksa buxheti po i vë kapakun programit të rindërtimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se procesi ka avancuar “me ritme të kënaqshme”
Në përgjigjen zyrtare institucioni pranon se rindërtimi ka qenë një proces “dinamik dhe i paparashikueshëm”, i shoqëruar me vonesa, por këmbëngul se objektivi i mbylljes brenda vitit 2026 mbetet në fuqi.
Ministria i justifikon ritmet me përmasat e mëdha të dëmeve dhe shtrirjen e tyre në 11 bashki, duke theksuar se strukturat përgjegjëse “janë maksimalisht të angazhuara” për të përfunduar gjithçka brenda afatit.
Por 6 vite pas tragjedisë nuk jep një numër konkret sa i takon familjeve që ende nuk kanë hyrë në një shtëpi të përfunduar. Në vend të kësaj, ministria thekson se :“Trajtimi i këtyre rasteve përbën edhe fazën përfundimtare dhe përmbyllëse të procesit”.
Nga ana tjetër, sipas ministrisë së infrastrukturës, projekti është drejt fundit edhe në aspektin fizik, jo vetëm atë financiar.
“Aktualisht, mbi 90% e projekteve në kuadër të procesit të rindërtimit kanë përfunduar”, thotë MIE.
Sipas Agron Haxhimalit, drejtues i Institutit të Bashkive, progresi i rindërtimit është i dukshëm, por larg një historie suksesi.
“Ritmi ka qenë shpesh i ngadaltë midis bashkive,” thotë ai, duke theksuar se zvarritjet në projektet e banesave individuale dhe lagjet e reja, vonesat në prokurime, leje ndërtimi e kolaudime, si dhe mospërputhja mes fondeve dhe punimeve “kanë krijuar bllokime reale në terren”.
Për këtë arsye, siç shton Haxhimali, rindërtimi “nuk ka qenë linear” dhe ka ecur me ritme të ndryshme sipas zonave.
Sa i takon afatit zyrtar të mbylljes në fund të vitit 2026, Haxhimali e quan atë “ambicioz, por jo të pamundur”.
Megjithatë, ai paralajmëron se projektet e hapura, nga banesat individuale, tek infrastruktura e lagjeve dhe objektet publike, dhe mungesa e fondeve e vënë objektivin në rrezik.
“Bashkitë duhet të përshpejtojnë procedurat administrative për të shmangur shtyrje të mëtejshme,” nënvizon ai.
Edhe fondi prej 5 miliardë lekësh që mbyll ciklin financiar nuk shihet si zgjidhje automatike për projektet e mbetura.
“Mjaftueshmëria e tij varet nga numri i kontratave të hapura dhe rritja e kostove të ndërtimit,” thotë Haxhimali, duke kujtuar se çmimet në sektor vazhdojnë të rriten. Ai kërkon më shumë transparencë, përfshirë publikimin e kontratave, raporte tremujore dhe të dhëna të detajuara për bashkitë përfituese.
“Rindërtimi ka sjellë rezultate konkrete, por procesi nuk është mbyllur ende pas gjashtë vitesh. Afati 2026 mbetet i pasigurt dhe sfida kryesore është transparenca, efikasiteti dhe shpërndarja e drejtë e fondeve,” përfundon ai.
Pak orë pasi mijëra familje shqiptare u gjendën në udhëkryq për shkak të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, kryeministri Edi Rama u zotua se të gjithë të pastrehët do të futeshin në banesat e reja brenda një viti.
“Brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më diskutim për asnjë person që ka humbur shtëpinë nga tërmeti. Duhet të jenë të gjithë në kushte më të mira se ç’ishin para tërmetit.”, premtoi Rama asokohe.
Afati u tejkalua dhe qeveria fajësoi pandeminë COVID-19 për vonesat. Në vitin 2021, Rama ndryshoi tonin, duke justifikuar ritmet: “Kanë kaluar vetëm 15 muaj. Më thoni ku është një ndërtues që e ngre një pallat për 15 muaj. Në rastin më të mirë zgjat 2 vite,” tha ai në atë kohë.
Pas 6 vitesh, procesi shpallet i përfunduar financiarisht në letra. Por në terren, rindërtimi ende nuk ka përfunduar dhe mijëra banorë presin çelësat e shtëpisë nisur nga verifikimet që Faktoje ka ndjekur vit pas viti.
Bazuar në të dhënat zyrtare dhe analizën e ecurisë së projekteve, premtimi se “brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më diskutim për asnjë person që ka humbur shtëpinë” mbetet i papërmbushur./Faktoje
Pas largimit të Holta Zaçajt, Kolegji Penal në Gjykatë Kushtetuese është plotësuar me Marsida Xhaferllarin, e cila do t&e...
Një projektligj i ri i propozuar nga kryeministri Edi Rama, aktualisht në procedurë parlamentare, rikthen të njëjtat ide, me mekanizm...
Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarësht u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, n&e...
Qarku Kukës vazhdon të përballet me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të shoqëruara me erë, që kan&...
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Vlera”, duke arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar për një s&e...
Emisioni Investigativ Plug, publikoi këtë të mërkurë, 26 nentor 2025, faturën e abuzimeve financiare të dyshuara se ja...
Policia e Lushnjës ka shoqëruar mbi 30 persona për atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos. Pjesa më e madhe e tyre...
Aksi Kolonjë–Golëm, në Bashkinë Gjirokastër, është bllokuar plotësisht si pasojë e inerteve të rë...
Qarku i Elbasanit ndodhet përballë një emergjence të mirëfilltë ekologjike, e cila përshkruhet si një "bombë me s...
Një aksion i përbashkët është zhvilluar nga Prokuroria e Breshias në Itali dhe SPAK-ut në Shqipëri. Burimet bëjn...