Afera Timak/ SPAK zgjeron hetimet, dyshime se lekët e mbrojties përfunduan për Hipizëm tek Equos Resort
Hetimi për fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake nga TIMAK ka zbuluar një skandal të ri. Në fokus të hetimeve...
Hetimi për fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake nga TIMAK ka zbuluar një skandal të ri. Në fokus të hetimeve...
Qytetarët janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit. Para godinës janë mbledhur protestues të shumtë nga bashkitë q...
Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ku u paraqit në kuadër të masës së sigurisë ndaj tij. N&...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në SPAK për zbatimin e masës s&e...
Fanny Neguesha, bashkëshortja e futbollistit të Galatasaray-t Mario Lemina, ka denoncuar një incident të ndodhur në një restoran...
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë Juristi Ndre Molla. Gjatë bisedës me moderatoren ...
Sot 500 shkolla në të gjithë Francën do të mbeten të mbyllura, plotësisht ose pjesërisht, për shkak të prote...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se votimi në SHBA është i korruptuar, veçanëri...
Kuvendi mblidhet këtë të hënë (5 tetor), në seancë plenare për të diskutuar çështjet e evidentuara ng...
Një grua 34-vjeçare nga Kalifornia është arrestuar nga FBI-ja në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, ndë...

Rreth 38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta për shkak të të ardhurave të ulëta dhe kostove, ndërsa vendi ende nuk ka një program të posaçëm që të lidhë financimin e rinovimit të banesave apo përmirësimin e ngrohjes me familjet në varfëri energjetike.
Gjetja vjen nga raporti i vitit 2026 për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, i cili analizon zhvillimet gjatë vitit 2025.
Raporti e vendos këtë problem përballë uljes së çmimit të energjisë elektrike për familjet, masa kryesore e Shqipërisë gjatë vitit 2025 për përballueshmërinë e energjisë.
Nga shkurti, tarifa për konsumatorët familjarë që përdornin deri në 700 kWh në muaj u ul nga 9.5 lekë/kWh në 8.5 lekë/kWh, ose me 1 lek për kilovatorë. Nga rreth 1.07 milion kontrata familjare, afërsisht 95% hyjnë në këtë fashë konsumi dhe përfituan nga tarifa më e ulët.
Megjithatë, raporti vlerëson se ulja e çmimit nuk e zgjidh problemin strukturor të varfërisë energjetike. Sipas të dhënave të cituara në dokument, 27% e popullsisë përballet vazhdimisht me vështirësi për të paguar shërbimet utilitare, ndërsa përqindja e familjeve që nuk arrijnë të sigurojnë ngrohje të përshtatshme arrin në 38%. Raporti e cilëson këtë si nivelin më të lartë të varfërisë energjetike në Evropë.
Strategjia e Mbrojtjes Sociale 2024–2030 parashikon masa kundër varfërisë energjetike, përfshirë konsolidimin e skemave financiare dhe nxitjen e paneleve diellore në zonat rurale. Edhe Agjenda e Reformave e Shqipërisë parashikon përshtatjen graduale të tarifave me çmimet e tregut, të shoqëruar me masa për familjet në varfëri energjetike.
Megjithatë, raporti konstaton se deri në vitin 2025 nuk ekzistonte një program i dedikuar që grantet për rinovimin e banesave ose përmirësimin e sistemeve të ngrohjes t’i drejtonte posaçërisht te këto familje.
Kontrasti me disa vende të rajonit tregon edhe llojin e ndërhyrjeve që raporti konsideron të nevojshme. Në Mal të Zi, për shembull, më shumë se 4,500 familje ishin përfshirë deri në mars 2025 në masa për eficiencën e energjisë, mbi 2,500 aplikime ishin miratuar dhe programi kishte një vlerë totale mbi 15 milionë euro. Grantet arrinin deri në 10 mijë euro për përfitues për ndërrimin e dritareve, termoizolim, panele diellore dhe sisteme eficiente ngrohjeje.
Kjo e zhvendos problemin në Shqipëri nga çmimi i energjisë te cilësia e banesave dhe aftësia e familjeve me të ardhura të ulëta për të investuar në eficiencë energjetike.
Pikërisht për këtë, raporti rekomandon që financimet për rinovimin e ndërtesave në Ballkanin Perëndimor të orientohen më shumë drejt familjeve në varfëri energjetike dhe jo vetëm te konsumatorët që kanë kapital për të investuar. /ekofin.al
Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të pa...
Marisa që shihni në foto vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila nuk trajtohet as në Shqipëri dhe as në Greqi. E vet...
Jo vetëm shqiptarët, por tashmë edhe të huajt duket se kanë hequr dorë nga investimet në sektorin e bujqësisë n&eum...
Liqeni i ‘Barunëve’ në Krujë ndodhet përballë një katastrofe mjedisore. Ky është denoncimi që vjen k&eu...
Gjashtë fëmijë që frekuentojnë një kopsht në qytetin e Korçës janë paraqitur për ndihmë mjekë...
Ndërsa bota po nxiton drejt një epoke tërësisht të digjitalizuar, Shqipëria po mbetet pas, duke shënuar nivelet më t&e...
Këto pamje të transmetuara pranë redaksisë së “Piranja News”, vijnë nga Durrësi. Shtëllunga të mëd...
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restorante gjithnjë e më tepër po rezultojnë me diferencë...
Rezervuari i Kasharajt në Lushnjë po përballet me një situatë të pazakontë. Me rënien e ndjeshme të nivelit t&eum...
Shumë viroza e raste të dyshuara me COVID kanë rënduar situatën epidemiologjike në vend. Në shkolla është shtuar nu...